Kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se edhe ky rast i sotëm është në lidhje me spitalin privat të para disa ditëve.
“Numri total i rasteve aktive në Prishtinë është 11. Ju urojmë shërim të shpejtë të gjithëve. E sipas paralajmërimeve të IKSHP dhe MSH të hënën fillon faza e dytë e relaksimit të masave. Gjatë vikendit do të ju informojmë saktësisht për fazën e dytë, përfshi edhe rinisjen e transportit publik”, shkruan Ahmeti në Facebook.

