Një person nga Suhareka i konfirmuar pozitiv me koronavirus ka dalë në qytet dje gjatë ditës, raporton Gazeta Express.
Madje, i njejti sipas Policisë së Kosovës ka hyrë në zyrat e një banke të kësaj komune.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
Sipas PK’së, ndaj të njejtit është iniciuar rast pasi që ka vepruar ndesh me dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë.
“Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte me Covid 19, ka hyrë në zyrat e një banke”, shkruhet në njoftim të policisë.