×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I dënuar me 10 vjet burgim në Itali, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Një 38 vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim” është vënë në prangat e policisë.

    I arrestuari është Gj. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe për të Gjykata e Hetimeve Paraprake e Romës, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.

    Ky person, në rolin e ndërmjetësuesit, i ndihmuar dhe nga persona të tjerë, ka arritur t’i dorëzojë një shtetasi italian (trafikant droge), një sasi të madhe cannabis-i, e cila më pas është sekuestruar nga policia italiane, duke vënë para drejtësisë gjithë autorët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal të kundërligjshëm.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Kapet dhe arrestohet nga DVP Tiranë, 38-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”.

    Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe ZQK Interpol Tirana, u bë i mundur lokalizimi i një personi të kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike.

    Mbi bazën e këtyre informacioneve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, së bashku me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit shqiptar Gj. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë.

    Për këtë shtetas, Gjykata e Hetimeve Paraprake e Romës, me vendimin nr. 54980/16 RGNR-24411/19 RG GIP, datë 18.11.2019 ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.

    Drejtësia italiane ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

    Ky shtetas, në rolin e ndërmjetësuesit, i ndihmuar dhe nga persona të tjerë, ka arritur t’i dorëzojë një shtetasi italian (trafikant droge), një sasi të madhe cannabis-i, e cila më pas është sekuestruar nga policia italiane, duke vënë para drejtësisë gjithë autorët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal të kundërligjshëm.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./TCH

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.