×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hulumtim: 42 për qind e qytetarëve të Serbisë e konsiderojnë Kosovën ‘të humbur’

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Rezultatet e hulumtimit të Institutit për çështje evropiane, organizatë kjo joqeveritare, tregojnë se numri i qytetarëve të Serbisë që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, në krahasim me vitin e kaluar, është duke rënë. Kjo për arsyen se shumica e tyre konsiderojnë që Serbia nuk mundet sërish që të ketë kontroll të plotë mbi Kosovën, ndërkohë që shumica dërmuese nuk e di se cili është plani i Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

    Hulumtimi i opinionit publik lidhur me marrëdhëniet e qytetarëve të Serbisë ndaj Kosovës është bërë gjatë periudhës nga 6 deri më 12 mars, 2020, në një mostër përfaqësuese prej 1,203 të anketuarve, në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese Ninamedia.

    Gati se gjysma e të anketuarve (46 për qind), konsideron që nuk është e mundur që Serbia sërish të realizojë kontrollin dhe sovranitetin e plotë mbi Kosovën, ndërkaq 38 për qind e të anketuarve konsiderojnë që një gjë e tillë është e mundur. Se kjo është e mundur në masë të madhe, këtë e konsiderojnë të anketuarit me moshë më të vjetër se 45 vjet dhe të anketuarit me nivel më të ulët të arsimimit, thuhet në hulumtim.

    Se Kosova është e humbur, këtë e konsiderojnë 42 për qind e qytetarëve, ndërkaq 46 për qind konsiderojnë që nuk është e humbur. Qëndrimi se Kosova është e humbur, në masë më të madhe është shprehur nga të anketuarit e moshës 30 deri 44 vjeç, nga të anketuarit me nivelin më të lartë të arsimimit dhe nga popullata e qyteteve, tregojnë rezultatet e hulumtimit.

    Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 77 për qind i tyre nuk do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërkaq 13 për qind e të anketuarve, do ta mbështesnin. Të anketuarit mbi moshën 45 vjet janë ata që janë në numër më të madh që kanë qëndrimin se nuk do të duhej të pranohej pavarësia e Kosovës.

    Madje, 89 për qind e të anketuarve, nuk e dinë se cili është plani i Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

    “Plani i presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili Kosovës do t’ia sillte pavarësinë, ndërkaq për qytetarët e Serbisë një shtet të qëndrueshëm dhe standard më të mirë, nuk do ta përkrahnin 57 për qind e të anketuarve, ndërkaq 23 për qind do ta përkrahnin këtë plan”, thuhet në hulumtim.

    Pak më shumë se një e katërta (27 për qind) e të anketuarve konsideron që kjo qeveri (e Serbisë) do ta pranojë Kosovën, ndërkaq pak më shumë se gjysma e të anketuarve (53 për qind) mendon që kjo qeveri nuk do ta bëjë këtë. Një e pesta e të anketuarve nuk di se si të deklarohet.

    Në qoftë se nesër do të kishte një referendum për pavarësinë e Kosovës, shumica e të anketuarve do të votonin kundër (66 për qind), në votim nuk do të dilnin 14 për qind, 11 për qind nuk do të dinin se si të votonin, ndërkaq 9 për qind do të votonin për. Të anketuarit që do të votonin kundër, në masën më të madhe janë meshkuj dhe të anketuarit mbi moshën 45 vjet.

    Në raport me vitin 2019, është vërejtur ulje e numrit të të anketuarve që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, ka theksuar Instituti për çështje evropiane.

    Instituti për çështje evropiane është organizatë e pavarur, joqeveritare, i cili në Serbi është themeluar në vitin 2010. Ky institut i përcjellë bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian dhe angazhohet në mënyrë aktive për anëtarësimin e Serbisë në kornizat euroatlantike. /rel/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Të tjera
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 4”, tashmë ka startuar. Mbrëmjen e së shtunës,...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni sa shkon e po afrohen më shumë bashkë. Në orët e vona...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.