×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Vuçiq e ka përhapur iluzionin se në Washington nënshkruhet marrëveshje finale

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj thotë se në takimin e Washingtonit nuk do të arrihet marrëveshja përfundimtare.

    Hoxhaj i tha Gazetës Express se nga takimi në Shtëpinë e Bardhë mund të del marrëveshje dytësore ekonomike ashtu edhe siç është paralajmëruar nga zyrtarët amerikanë.

    Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli nuk ka çuar përfaqësues në kryeqytetin amerikan për takimin mes Kosovës dhe Serbisë. Por për dallim nga partia tjetër opozitare Vetëvendosja, PDK’ja i ka dhënë mbështetje takimit dhe procesit të dialogut nën ndërmjetësimin e ShBA’së.

    Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk duhet të krijohet iluzion se nesër mund të arrihet marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

    “Vendndodhja e takimit në Washington, tregon që aty mund të bisedohet dhe të ngritën shumë tema, por vetë amerikanët thonë që duan të ndërtojnë paqen përmes ekonomisë dhe fokusi do të jetë bashkëpunimi ekonomik. Por nuk duhet të krijohet iluzioni se do të arrihet marrëveshje finale”, ka thënë Hoxhaj të enjten.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme u shpreh se për një marrëveshje finale duhet një presion amerikan dhe evropian ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën.

    “Iluzionin për një marrëveshje përfundimtare në këtë takim e ka përhapur Vuçiqi duke manipuluar opinionin publik në Serbi sesa të vështirë e ka barrën e negocimit. Për marrëveshje finale kërkohet dinamikë e madhe diplomatike amerikane dhe evropiane për t’i bërë presion Serbisë për ta njohur Kosovën, gjë që nuk është reale që mund të ndodhë në këtë kohë”, u shpreh ai.

    I pyetur se a mund të jetë pjesë e takimit edhe presidenti amerikan Donald Trump ashtu siç është përfolur, Hoxhaj tha se nuk e di sa a mund të jetë presidenti Trump pjesë e takimit dhe çfarë do ndryshojë pjesëmarrja e tij në këtë takim.

    “Nuk mund të them asgjë se a mund të jetë pjesë e takimit Presidenti Trump dhe çfarë do ndryshon kjo në takim”, tha Hoxhaj, duke shtuar se nga takimi mund të del ndonjë marrëveshje dytësore ekonomike sepse kështu kanë paralajmëruar amerikanët.

    Zyrtari i PDK’së, poashtu deklaroi se delegacioni kosovar duhet të mbrojë tri parime bazë në takim.

    Sipas Hoxhajt parimi i parë bazë duhet të jetë që marrëveshja që potencialisht do të arrihet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe të jetë marrëveshje bilaterale me karakter ndërkombëtar.

    “Parimi i parë ka të bëjë me atë se a do të jetë marrëveshje bilaterale me karakter ndërkombëtar, edhe kur përmbajtja e saj është ekonomike! Kjo ka të bëjë me pjesën hyrëse të marrëveshjes dhe si do të nënshkruhet nga ana e Kosovës dhe Serbisë, nëse diçka e tillë do të ndodhë. Meqë amerikanët janë ndërmjetësues dhe ShBA’ja jo vetëm që e ka njohur Kosovën, por është garancë e shtetësisë së saj, Kosova duhet të insistoj në karakterin bilateral të saj dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

    Hoxhaj tha se sa i përket parimit të dytë bazë e që është substanca e marrëveshjes në këtë rast ekonomia, kryeministri Hoti do të duhej të kishte ekonomista të mirëfilltë me vete në delegacion.

    “Parimi i dytë ka të bëjë me substancën e marrëveshjes dhe që është ekonomia dhe këtu pyetja është se a do t’i mbrojë interesat ekonomik të Kosovës. Këtu mendoj se kryeministri Hoti më shumë do të ndihmohej nëse do të kishte disa ekonomista të mirëfilltë dhe ekspertë të mirëfilltë sesa delegacionin që ka pasur pas vete. Çdoherë në takime të tilla dy tri ide mund të ndyshojë për të mirë rrjedhën e negocimit”, tha ndër tjera Hoxhaj.

    Ish-zëvendëskryeministri Hoxhaj tutje tha se sa i përket parimit të tretë bazë që pala kosovare duhet të mbrojë në këto bisedime është që një marrëveshje ekonomike të jetë shkas për një marrëveshje me njohje të ndërsjellt ashtu sikur në letrat e presidentit Trump.

    “Parimi i tretë ka të bëjë me pritjen që po krijon vetë qeveria: A do të jetë një marrëveshje e mundshme me fokus temat ekonomike pjesë e një marrëveshje të madhe të ardhshme për njohje të ndërsjellt apo jo? Apo do të jetë vetëm një marrëveshje e veçantë, pa ju referuar marrëveshjes për normalizim të plotë që është njohja e ndërsjelltë, që ka qenë vet qëllimi i letrave të Presidentit Trump? Kush do të mbikqyrë zbatimi e saj?” , është shprehur ai.

    Delegacioni kosovar i kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe ai serb i kryesuar nga presidenti Aleksander Vuçiq do të takohen nesër në Shtëpinë e Bardhë.

    Ky takim vjen pas shtyerjes së takimit të parë që ishte caktuar më 27 qershor 2020, në të cilin do të ishte pjesëmarrës edhe presidenti Hashim Thaçi. Por pas publikimit të propozim-aktakzuës nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara më 24 qershor ndaj presidentit Hashim Thaçi, ky takim është shtyer.

    Kosova dhe Serbia pritet që nesër të flasin për tema ekonomike, por që nuk është përjashtuar edhe mundësia që në bisedime të hapen edhe temat politike.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjet që u mbajtën në shkurt të këtij viti. Haziri duke...
    Lajme15 Mars 2025
    Zjarret janë bërë një problematikë serioze ditëve të fundit, pasi që disa pjesë malore të vendit janë kapluar nga flakët. Një vend...
    Lajme15 Mars 2025
    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një konflikti fizik në fshatin Ujmirë të Klinës. Konflikti eskaloi deri në therje me thika,...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Në qendër të Beogradit ka pasur incidente serioze në protestën më të madhe kundër Vuçiqit dhe regjimit të tij. Në momentin kur...
    Sport15 Mars 2025
    Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Comos në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian....
    Lajme15 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Partia Demokratike po proteston kundër vendimit të qeverisë që ka mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri. Ajo e cilëson këtë si akt...
    Lajme15 Mars 2025
    35 kuti të votimit të Vushtrri kanë shkuar në rinumërim, nga 96 që ishin në total. Nacionale raporton me burime se shpërputhje...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.