×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj me iniciativë të re në PDK për mënyrën e propozimit të kandidatëve për deputetë

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Kandidati për kryeministër nga PDK’ja, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për mënyrën se si do të propozohen kandidatët për deputetë nga kjo parti.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj ka thënë se secila degë, nëndegë dhe anëtar, do të vendosë vet për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore, si dhe për ofertën programore.

    “Së bashku, Kosovës do t’i japim qeverisjen që meriton! Sot, bashkë me kryetarin e degës, Isni Kilaj pamë entuziazëm dhe mobilizim të plotë të strukturave të PDK-së në Malishevë! Secila degë, nëndegë, secili anëtar, do të vendosë vet për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore, si dhe për ofertën programore. Vendimmarrja do të vijë nga baza dhe zëri i secilit anëtar do të dëgjohet.”, ka shkruar Hoxhaj.

    Postimi i plotë i Hoxhajt:

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka mbajtur një sërë takishmesh me anëtarët, kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, Prizren dhe Has.

    Hoxhaj, përmes disa postimeve në Facebook, ku ka shpërndarë edhe fotografi të takimeve me strukturat e partisë, ka thënë se PDK do t’i japë Kosovës qeverisjen që e meriton.

    Ndër të tjera ai thotë se në këto takime ka pasur entuziazëm dhe mobilizim të plotë të anëtarëve të PDK-së, për zgjedhjet që po na presin.

    “Së bashku, Kosovës do t’i japim qeverisjen që meriton! Sot, bashkë me kryetarin e degës, Isni Kilaj pamë entuziazëm dhe mobilizim të plotë të strukturave të PDK-së në Malishevë! Secila degë, nëndegë, secili anëtar, do të vendosë vet për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore, si dhe për ofertën programore. Vendimmarrja do të vijë nga baza dhe zëri i secilit anëtar do të dëgjohet.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook,

    Ai gjithashtu ka thënë se në PDK, fuqizimi i demokracisë së brendshme është element kyç, i cili do t’i shërbejë fuqizimit të mëtutjeshëm të partisë dhe vet shtetit tonë.

    Gjatë një takimi tjetër të ditës së djeshme që e pati me strukturat në Prizren, Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është parti që është ndërtuar duke kontribuar për Kosovën.

    Gjithashtu, ai shpalosi sërish iniciativën e re, ku secili anëtar i degëve, nëndegëve dhe madje edhe anëtarë të thjeshtë, të kenë të drejtë të propozojnë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.

    Sipas Hoxhajt, zëri i anëtarëve të PDK-së do të jetë vendimmarrës në zgjedhjet e ardhshme.

    “Takimi me strukturat e PDK-së në Prizren, ishte i jashtëzakonshëm. Kryetari i degës, Shaqir Totaj, kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e partisë shprehën optimizëm e entuziazëm të madh për zgjedhjet që po vijnë. Pikërisht zëri i tyre do të jetë vendimmarrës në zgjedhjet e ardhshme. PDK vazhdon të forcohet, sepse së bashku do të forcojmë edhe më tutje shtetin e Kosovës.”, kështu ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.

    E si takim të fundit të ditës, ai njoftoi se ishte Hasi i Prizrenit, nga ku tha se është gjithmonë kënqësi të takohet me anëtarët dhe kryetarin e asaj dege.

    “Nuk ka si të përmbyllet më mirë kjo ditë e gjatë e takimeve me struktura, se në Has të Prizrenit! Gjithnjë është kënaqësi t’i takoj anëtarët e PDK-së dhe kryetarin e degës, Adem Morina, të cilët po angazhohen që në plotëni të realizojmë synimet tona në shërbim të qytetarëve e vendit. Së bashku, #PDK? forcë serioze për shtetndërtim!”, ka shkruar Hoxhaj.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.