×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: BE dhe SHBA duhet t’ia tregojnë kufijtë Kinës dhe Rusisë

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Gazeta prestigjioze austriake, Die Presse, ka publikuar sot një shkrim të ish-ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili në të kishte përshkruar menaxhimin global të krizës shëndetësore në kohë pandemie dhe shpërndarjen e informacioneve të rreme nga Kina dhe Rusia në Ballkan, informacione që lidhen pikërisht me situatën e krijuar nga virusi Covid-19.

    Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, në shkrimin e tij autorial për “Die Presse”, gazetë prestigjioze austriake, ka thënë se në politikë, krizat ofrojnë gjithmonë mundësi të reja dhe siç po duket, kjo po ndodhë edhe me krizën shëndetësore që e ka krijuar Covid-19.

    “Disa vende po përpiqen të korrin përfitime në politikën e jashtme: shtete si Kina dhe Rusia duan të përdorin pandeminë për ta forcuar ndikimin e tyre global dhe atë gjeopolitik.”, ka shkruar Hoxhaj.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka përmendur se paralelisht me përhapjen e virusit, Kina dhe Rusia kanë shpërndarë me qëllim informacione të rreme, për të siguruar besueshmëri midis popujve në Ballkan.

    “Luftimi i Covid-19 duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit, dhe Evropa Juglindore do të vazhdojë të ekzistojë edhe më gjatë me propagandën ruse dhe kineze. Distanca sociale është dëshmuar të jetë e përshtatshme për shëndetin tonë. Prandaj, edhe distanca e informacionit nga këto fushata dezinformuese është e rëndësishme.”, ka thënë më tej Enver Hoxhaj në shkrim.

    Kur virusi u shfaq për herën e parë në Wuhan të Kinës, Hoxhaj përmendi në shkrim edhe pretendimet e ministrisë së punëve të jashtme të Kinës.

    “Virusi i koronës u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë. Por Ministria e Punëve të Jashtme në Kinë ka përhapur pretendime se virusi ishte krijuar në një laborator ushtarak në amerikan. Kjo ishte shpërndarë pastaj edhe nga mediat ruse, në të gjithë botën, e madje në gjuhë të ndryshme.”, thuhet më tej.

    Ish-ministri i jashtëm, i cili në qeverinë e kaluar ishte në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjithashtu ka shkruar se fushata dezinformuese e këtyre dy shteteve u ndje edhe në Evropën Juglindore.

    Ai përmendi rastin kur ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, kishte pyetur nëse virusi ishte i natyrshëm, apo ishte i krijuar në një laborator, dhe I njëjti kishte kërkuar nga Kombet e Bashkuara të shpjegojnë nëse ishte një armë biologjike.

    “Kush dërgoi ndihmë për të luftuar pandeminë, u bë çështje e  nxehtë e politikës së jashtme. Kina bëri hapat e parë: u përpoq të ishte përgjegjëse për shfaqjen e krizës, si vendi eksportues i virusit. Rusia gjithashtu ndoqi Kinën në këtë lloj angazhimi ndërkombëtar: të dy vendet dërgonin mjekë, maska dhe pajisje të tjera mjekësore, dhe bënin tituj pothuajse çdo javë.”, ka shkruar më tej Hoxhaj në shkrimin për gazetën austriake.

    Sipas Hoxhajt, edhe në Beograd po falënderohet Kina dhe Rusia, madje edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    “Sot, në Beograd ka panele me fjalët “Faleminderit, Vëlla Xi” për ndihmën. Presidenti Vuçiq priti dorëzimin e ndihmës kineze personalisht në aeroport dhe sulmoi BE-në: “solidariteti evropian nuk ekziston”. Falënderimet e tij për Kinën, puthja e flamurit kinez dhe fotot e pritjes së ndihmës, së bashku me ekspertët nga Wuhan, janë spikatur në mediat serbe.”, ka shkruar Hoxhaj më tej.

    Ai, gjithashtu tregoi edhe fjalët e kryeministres serbe, Ana Bernabiq pasi Serbia mori ndihma për luftimin e virusit nga Moska.

    “Mbështetja ruse u koordinua nga Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, dhe shefja e tij entuziaste, kryeministrja Ana Bernabiq, e cila tha: Shumë faleminderit President Putin dhe popullit vëlla rus”.”, ka thënë Hoxhaj.

    Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj gjithashtu tha se Kina dhe Rusia janë të brengosura se si ta përdorin krizën për prestigjin dhe propagandën e tyre.

    “Ato gjithashtu përpiqen të ngrisin pyetjen publike nëse regjimet autoritare janë më të mira dhe më të përshtatshme në trajtimin e problemeve globale? Dhe nëse diktaturat u shërbejnë qytetarëve të tyre më mirë sesa demokracitë në kohë krize? Bëhet fjalë për një “betejë globale të narrativave”, por edhe dezinformimi dhe fushatat anti-BE.”, ka shkruar ai më tej për gazetën austriake.

    Hoxhaj, krejt në fund të tekstit të tij, tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të bëjnë më shumë që këtyre qëllimeve të Kinës dhe Rusisë, t’u vendosen kufijtë, pasi sipas tij, nëse Perëndimi nuk ofron mbështetje, vendet e tjera mund të orientohen nga këto dyja shtete.

    “BE dhe SHBA tani kanë marrë një rol më aktiv: Luftimin e pandemisë. Sidoqoftë, duhet të bëhet më shumë për të ndikuar në vendosjen e kufijve te Rusia dhe Kina. Nëse Perëndimi nuk ofron mbështetje masive, vendet e tjera mund të marrin shembull Serbinë dhe të orientohen në Kinë dhe Rusi.”, ka përfunduar shkrimin e tij autorial ish-ministri Enver Hoxhaj, për gazetën “Die Presse”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.