×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha (PDK): Nga Washingtoni kemi pritur njohje reciproke – Kosova rrëshqiti në çështje teknike

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Deputeti i PDK-së Sejdi Hoxha ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij lidhur me takimin e Washingtonit ku Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje ekonomike me SHBA-në.

    Hoxha në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se delegacioni i Kosovës ka rrëshqitur nga tema politike në hapjen e çështjeve teknike, derisa ka shtuar se PDK-ja ka pritur njohje reciproke nga takimi i 4 shtatorit.

    “PDK-ja ka qëndrim të qartë rreth marrëveshjes që është nënshkruar në Washington. Kemi pasë qëndrim të qartë edhe rreth delegacionit që e ka përfaqësuar Kosovën atje. Kemi qenë pro këtij takimi dhe e kemi këshilluar kryeministrin Avdullah Hoti që ta shfrytëzojë këtë shansë historike dhe nga ky takim Kosova të dalë me njohje reciproke me Serbinë dhe garantim të ulëses në OKB, si dhe ta ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”.

    “Ajo që nuk i ka pëlqyer PDK-së, por sigurisht edhe shumë qytetarëve të vendit, është që Kosova ka rrëshqitur nga takimi në Washington nga çështja politike tek hapja e temave teknike që kanë të bëjnë edhe me resurset natyrore që ka Kosova. Për PDK-në ka qenë e papranueshme pse delegacioni kosovar ka rrëshqitur nga një temë shumë e rëndësishme, sepse ne nga Washingtoni kemi pritur njohje reciproke”.

    Deputeti i PDK-së ka kritikuar edhe përbërjen e delegacionit të Kosovës për të cilët ka thënë se nuk ka qenë të përgatitur dhe të koordinuar.

    “Kanë qarkulluar disa drafte të marrëveshjes dhe në një nga ata është folur që kanë qenë termet ‘Republika e Kosovës’ dhe ‘Republika e Serbisë’ dhe pas kundërshtimit të palës serbe është hequr ky term, që edhe ka qenë termi kryesor i këtij dokumenti. Ajo që ka qenë keq për Kosovën ka qenë edhe moskoordinimi i delegacionit kosovar që kanë vepruar sikur të ishin përfaqësues të fiseve dhe jo përfaqësues të Qeverisë së Kosovës”.

    “Mendojmë që delegacioni ka qenë i papërgatitur dhe jo mirë i koordinuar në Washington. Ka pasë një draft marrëveshje që s’e ka pasë spektri politik, as deputetët, as shoqëria civile dhe mediat. Askush nuk e ka ditur se çfarë po nënshkruhet në atë dokument”.

    Ai ka deklaruar se për PDK-në është e papranueshme diskutimi për Mini-Shengenin dhe jo për anëtarësimin në BE dhe garantimin e ulëses në OKB.

    “Ne kemi kërkuar në vazhdimësi që delegacioni i Kosovës të flasë për Shengenin në Washington dhe t’i garantojë Kosovës hyrjen në BE dhe ulësen në OKB dhe jo të kemi Mini-Shengen që është shumë i papranueshëm. Ka qenë një ‘JO’ e fortë e PDK-së sa i përket çështjes së Mini-Shengenit, sepse ne kemi plotësuar si vend dhe si shtet të gjitha kriteret që ta kemi liberalizimin e vizave”.

    “Rrëshqitja e delegacionit nga çështja politike – njohja e ndërsjellë dhe garantimi i ulëses në OKB – në çështje teknike për neve ka qenë e papranueshme dhe është e papranueshme fakti që janë hapur tema që ne i kemi konsideruar si të mbyllura me Serbinë”.

    Ai ka thënë se PDK-ja i ka dhënë mbështetje delegacionit të Kosovës dhe për ta nuk ka qenë e rëndësishme (mos)pjesëmarrja e tyre.

    “Natyrisht që ne nuk i kemi thënë “jo” asnjëherë bashkëpunimit sa i përket çështjes së Kosovës. PDK-ja nuk është konsultuar fare as për draftin e marrëveshjes. Përkundër partive të tjera politike ne i kemi dhënë mbështetje dhe kemi thënë që delegacioni i Kosovës duhet ta shfrytëzojë momentumin politik që është krijuar që për herë të parë ulet në Shtëpinë e Bardhë dhe diskuton për këtë çështje”.

    “Nuk ka qenë shumë me rëndësi nëse PDK-ja është pjesë e delegacionit ose jo. Ne i kemi thënë që do ta japim mbështetjen edhe në Kuvendin e Kosovës, por e kemi paralajmëruar kryeministrin Avdullah Hoti që Kosova duhet të flasë vetëm për njohje. Kemi pasë paralajmërim nga kryeministri së do të flasë vetëm për njohje të Kosovës dhe për ruajtje të integritetit dhe sovranitetit territorial të vendit dhe jo për çështje të resurseve natyrore dhe Mini-Shengenin”.

    Hoxha ka vlerësuar se Serbia është në pozitë më të mirë sesa Kosova pas takimit të Washingtonit.

    “Unë mendoj që për çështje që janë shumë jetike për Kosovën, Serbia është në pozitë më të favorshëm sot sesa që ishte Kosova. Deri në takimin e Washingtonit ishte e kundërta, sepse Kosova ishte në pozicion shumë më të mirë”.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ku...
    Lajme02 Qershor 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Tanzania,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadoren jo-rezidente të Kanadasë për Kosovën, Jessica Blitt dhe një delegacion të...
    Të tjera
    Sport02 Qershor 2025
    Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace, do të zhvillojë bisedime me UEFA-n rreth pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe traktori në fshatin...
    Lajme02 Qershor 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimit bilateral që zhvilloi sot me Kryenegociatorin e Kosovës, Bekim...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Opozita në Shqipëri ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ nga KQZ  dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Me të është diskutuar për...
    Sport02 Qershor 2025
    Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi ka treguar vështirësitë që has përgjatë ecjeve të saja. Ajo, në emisionin “Ora e Pasdites”, rrëfeu se si...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.