×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti u bën thirrje grupeve parlamentare të mbajnë seancën për rishikim të buxhetit

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po u bën thirrje të gjitha grupeve parlamentare që sa më parë të caktohet seanca për kalimin e buxhetit, në mënyrë që të zbatohet komplet pako e rimëkëmbjes ekonomike.

    Kreu i ekzekutivit po zotohet se do të qëndrojnë afër të gjithë fermerëve, ku pjesë e rimëkëmbjes ekonomike do të jetë dyfishimi i subvencionimit në bujqësi.

    Kështu është shprehur ai gjatë vizitës në Shirokë të Suharekës në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve në Kosovë, ku ndër të tjera shtoi se ky vit ka qenë i rëndë për Kosovën, marrë parasysh situatën pandemike.

    “Pres që sa më parë të kalojë buxheti në kuvend të Kosovës. Të fillojë zbatimi komplet i pakos për rimëkëmbje ekonomike, përfshi edhe për pjesën e bujqësisë. Me këtë rast i lus të gjitha grupet parlamentare, të gjithë deputetët që të organizohet në këtë kohë të pandemisë. E di që disa deputetë janë të prekur nga kjo edhe stafi i kuvendit. Por të gjejnë mënyra, dhe të gjejnë forma se si të mbahet një seancë e kuvendit, që sa më parë të kalojë edhe buxheti edhe marrëveshjet ndërkombëtare që janë të lidhura me fondin për rimëkëmbjen ekonomike”, ka deklaruar Hoti.

    E ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se sot janë në Shirok të Suharekës për të parë nga afër fillimin e sezonës së korrje-shireve për vitin 2020. Ai u zotua se këtë vit do të ndihmojnë në subvencionimin e grurit dhe kulturave të ndryshme bujqësore.

    “Jemi te Nisret Bajraktari, të cilit Nisretit dhe gjithë fermerëve në Kosovë iu urojmë bereqet për vitin 2020. Shpresojmë që të kenë rendiment të pëlqyeshëm, rendiment të lartë të grurit për sivjet. Ministria e Bujqësisë edhe për këtë vit do të ndihmojnë me subvencionimin e grurit dhe 26 kulturave të thera bujqësore, duke përfshirë këtu edhe pjesën e granteve që në total bëjnë 53 milionë euro grante dhe subvencione nga ministria e bujqësisë për Bujqësinë në Kosovë”, tha Mustafa.

    Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj u shpreh i kënaqur me rendimentet e këtij viti, duke apeluar te ministria që edhe një herë sa më shpejt të ndahen subvencionet.

    “Diku sillen prej 4,5 tonë deri në 7 tonë. Bujqit janë të kënaqur, unë apeloj tek ministri që edhe një herë sa më shpejt të ndahen subvencionet”, u shpreh Muharremaj.

    Nisret Bajraktari, i cili është pronar i “Seti Farm”, tha se është i kënaqur me rendimentet e këtij viti, mirëpo jo edhe me përkrahjen e komunës dhe nivelit qendror.

    “Presim subvencionet, përndryshe nga komuna deri më sot nuk kemi pasur subvencione asnjë cent, asnjë ndihmë. Por të paktën nga ministria besoj që do të shpresojmë në të ardhmen që të na ndihmojmë. Përndryshe me këtë aktivitet me u marr është gogja vështirë”, ka theksuar Bajraktari. /kp/

    Nga Rubrika
    Lajme13 Prill 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për Front Online ka folur pas thirrjes së Këshillit të Sigurisë nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,...
    Lajme13 Prill 2025
    Kosova ka akuzuar Serbinë për ndërmarrjen e hapave konkretë për të sabotuar formimin e institucioneve të reja. Akuzat janë bërë gjatë një...
    Lajme13 Prill 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, sot do të organizojë një darkë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dje zhvilloi një bisedë miqësore me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu gjatë takimit në margjinat e...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës së komunikimit nga Ministria e Ekonomisë lidhur me rritjen e fundit të...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për njohjen nga Sudani, i cili u bë shteti i 119-të që ka njohur pavarësinë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria e ka braktisur kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 11 majit,...
    Lajme12 Prill 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova sot shënoi edhe një moment tjetër të...
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.