Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme do të vizitojë Komunën e Dragashit.Ai në ora 10:00 do të bëjë inspektimin e punëve në rrugën Zhur-Dragash, ndërsa në ora 10:30 do të vizitojë fabrikën për përpunimin e mishit “MEKA”.
Përvec fabirkës “MEKA”, Hoti do të vizitojë edh fermën “Qendra”. Gjithashtu do të takohet edhe me fermerët e zonës së Gorës në fshatin Kurshevë.
Këtu më poshtë keni agjendën e plotë të tij:
10:00- Inspektim i punëve në rrugën Zhur-Dragash
10:30- Vizitë fabrikës për përpunimin e mishit “MEKA”, Plavë-Dragash
11:00 -Vizitë fermës “Qendra”, Plavë
12:00- Takim me fermerët e zonës së Gorës në fshatin Krushevë, Krushevë.