Me anë të një postimi në Facebook, Hoti u ka shprehur ngushëllime dy familjeve Tërbunja dhe Salihu.
Siç ka shkruar Hoti, vdekja e dy fëmijëve është humbje për të gjithë Kosovën.
Postimi i plotë:
Të nderuara familja Tërbunja dhe Salihu,
Me dhembje të thellë mora lajmin tragjik për humbjen e jetës së më të dashurve tuaj. Humbja e secilës jetë na bënë të mërzitemi, e veçanërisht e fëmijëve. Vdekja e tyre është humbje për ju, miqtë tuaj dhe gjithë vendin.
Ju lutem që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër timin, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta!
Sinqerisht,
Avdullah Hoti,
Kryeministër i Republikës së Kosovës.