×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nuk propozojmë “Gjendje të Jashtëzakonshme”, shtrëngojmë masat anti-COVID-19

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Kosova do të ndërmarrë masa shtesë dhe rigoroze për ballafaqim me COVID-19 Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë masa shtesë dhe rigoroze për ballafaqim me pandeminë COVID-19, raporton portali Front Online.

    Sipas tij, për respektim të këtyre masave s’do të ketë tolerancë për askend dhe njëkohësisht do të ndiqen procedurat për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

    Hoti po ashtu ka bërë të ditur se FSK-ja e ka marrë përsipër që të vejë në dispozicion shtretër, sipas nevojës.

    “Siç e keni parë në bazë të shifrave, gjendja po rëndohet. Jemi gati në limitet e kapaciteteve shëndetësore. Shpreh keqardhje për të gjitha ato familje qe kanë humbur familjarët gjatë kësaj pandemie dhe atyre që janë prekur ju uroj shërim të shpejtë”, ka thënë ai.

    Hoti ka folur edhe për masat shtesë që pritet të hyjnë në fuqi sot.

    “Do të jenë më rigoroze, karshi atyre që kemi marrë më herët. Është e papranueshme që ndërkohë që vendimet janë në fuqi, të organizohen dasma e ahengje anembanë Kosovës. Masat tjera do të nënkuptojmë që të obligojmë të gjitha institucionet dhe bizneset për dezinfektues. Detyrohemi të ndalojmë komplet tubimet dhe ritet fetare. Shkojmë momentalisht me masa rigoroze të mbikëqyrjes dhe e lënë të hapur mundësinë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Paraditën e së premtës vazhdojnë të kalojnë vranësira, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu. Ditën vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për...
    Lajme16 Maj 2024
    Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari...
    Lajme16 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Kosovë, ka bërë të ditur se me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, ambasadori Antonello De Riu, pati një...
    Të tjera
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.