×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti ngushëllon familjen Mikullovci, çmon lartë kontributin në artin dhe politikën kosovare

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për familjen Mikullovci, pas vdekjes së aktorit të madh, Adem Mikullovci.

    Në një shkrim të tij në rrjete sociale, Hoti, ka lartësuar veprën dhe të bëmat e Mikullovcit, duke thënë se Adem Mikullovci la një trashëgimi të shkëlqyer në artin dhe kulturën tonë, por edhe në politikën kosovare.

    Shkrimi i plotë nga kryeministri Hoti:

    Aktori i madh shqiptar, Adem Mikullovci, na paska lanë e paska ikë nga kjo botë, por vepra e tij asnjëherë nuk do të na lërë.Ai ishte përherë pjesë e gëzimeve dhe festave në familjet tona. Me veprat e tij artistike dhe dashurinë që kishte ndaj të bukurës, ai ka lënë një trashëgimi të shkëlqyer në artin dhe kulturën tonë.
    Ai do të mbetet përherë frymëzim edhe për brezat e rinj, për artin por edhe për atdhedashuri. Përveç që ishte një artist i shkëlqyer, ai ishte edhe një atdhetarë i pashoq. Bacën Adem përherë do ta kujtojmë edhe si njërin prej delegatëve të Kuvendit të Kosovës nga vitet 1990 – 92, kur u shpall deklarata Kushtetuese dhe ajo e Pavarësisë së Kosovës.

    Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë komunitetit të artistëve.Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Adem!

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Si pasojë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë obligim. Drejtori...
    Lajme01 Qershor 2025
    Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të qartë qytetarëve të...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka deklaruar se kalimi në tregun e lirë për bizneset  do të ketë...
    Sport01 Qershor 2025
    Luis Enrique është një nga fituesit më të mëdhenj të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pas triumfit historik të PSG-së. Ky...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim grabitje që ka ndodhur të shtunën në Obiliq. Sipas policisë viktima mashkull/k, punëtor në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka bërë të qarta kundërshtimet e fuqishme të komunitetit të bizneseve ndaj vendimit...
    Lajme01 Qershor 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.