Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur që ministrja e Financave, Hykmete Bajrami do të vizitojë pas dy jave FMN-në dhe Bankën Botërore, institucione këto që Hoti thotë se do ta mbështesin Kosovës.
“Orientimi i Qeverisë është që të nisim një program bashkëpunimi me FMN për të mbikëqyrë reformat dhe avancimin e skemave pensionale dhe sociale si dhe menaxhimin më të mirë të borxhit publik”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
Sapo kisha një bisedë shumë përmbajtësore me shefin e mision që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Ëashinton, Gabriel Di Bella. Pas dy jave, Ministrja e Financave, znj.Bajrami, do të vizitojë FMN-në dhe Bankën Botërore në Ëashington për të diskutuar mbështetjen për Kosovën nga këto dy institucione të rëndësishme.
Orientimi i Qeverisë është që të nisim një program bashkëpunimi me FMN për të mbikëqyrë reformat dhe avancimin e skemave pensionale dhe sociale si dhe menaxhimin më të mirë të borxhit publik.
Përmes këtij programi me FMN-në sigurohet kredibiliteti ndërkombëtarë i menaxhimit makro-fiskal të shpenzimeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke na krijuar mbështetje për të siguruar financim nga Banka Botërore, BERZH, EIB dhe institucione të tjera financiare për projekte infrastrukturore, energjetike dhe në ujra, që janë janë pjesë e programit zhvillimor të Qeverisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.