×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hoti në Bruksel është dashur ta shprehte revoltën ndaj asaj që po i bëhet vlerave të luftës”

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Analisti politik, Faton Abdullahu, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin, se pse në Bruksel nuk e ka shprehur revoltën e shtetit tonë për aktakuzat e propozuara ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga ana e Gjykatës Speciale.

    “Hoti u mjaftua me potezin që të mos shkonte me Thaçin në Uashington. Ajo që nuk e ka bërë është që të shkojë Bruksel, të bëjë të gjitha ato që i bëri, por aty është dashur që me një performancë ose konferencë ta shprehë revoltën e Qeverisë, sepse është pjesë e kësaj mendësie, e qytetarëve që janë të revoltuar, se në njëfarë mënyre këto dy personalitete janë kidnapuar dhe këtë ide ta shprehë midis Brukselit, të thotë se Kosova është dëmtuar”, tha Abdullahu.

    Ai tha se është brengosës fakti që e di se mund ta bënte dhe nuk e ka bërë. Thotë se është dashur ta shprehë revoltën që po i bëhet vlerave të luftës.

    Në Klan Kosova, Abdullahu analizoi edhe gjuhën e turpit të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti gjatë takimit në Bruksel, duke thënë se e ka parë pak si patronizim sjelljen e Vuçiqit, qoftë kur e pyeti ‘a di serbisht’, qoftë kur i dha përparësi, por kjo, siç theksoi, është qasja e tij me të cilën jemi mësuar.

    “Është më i gjatë fizikisht. E ka pyetur edhe Thaçin njëjtë dhe i ka thënë se e kupton por s’po flet. Thaçi e ka injoruar dhe mirë ka bërë”.

    “Dyshoj se mund të shtyjë proceset përpara, sepse Evropa është një mekanizëm shumë kompleks, e ka problem të unifikohet në çështje të ndryshme. Nuk mund të presim gjëra të shumta. Ka një diskrepancë ndërmjet pritshmërive tona dhe realitetit”.

    “Konsideroj se nuk janë rrethana të përshtatshme për ne që të hyjmë tash në dialog. Pse ndodhi tani akuza për institucionet tona. Kur kësaj i shtohet edhe pandemia dhe se kjo Qeveri është shumë e brishtë, atëherë konstatoj se kemi mundur t’i themi Evropës se ‘nuk i kemi renet e pritni edhe disa muaj dhe më pas e rifillojmë dialogun’”.

    “Kam përshtypjen që Qeveria Hoti po mundohet që me dialog e me takime në Francë e me Merkel, Brukseli, etj, me to po faktorizohet një qeveri që është aq e brishtë dhe e dobët. Ato që i mungojnë në Kosovë po mundohet t’i përmbushë atje”.

    “Po faktorizohet me diçka ad-hoc që ka ardhur. Vet projekti i Brukselit për mua është ad-hoc, është diçka që është e ngutshme”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.