×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci: Thaçi nuk e vuan këtë masë të gjykatës sikurse çdo kosovar tjetër

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Arianit Koci e ka quajtur dështim të Gjykatës Speciale mosdhënien e lejes për vizitë humanitare në Kosovë për ish-presidentin Hashim Thaçi.

    Dhomat e Specializuara ia kanë refuzuar mbrojtjes së Thaçit kërkesën për të marrë pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit.

    Këtë proces, avokati Koci e ka quajtur një dështim të gjykatës.

    “Për çështje humanitare, Gjykata nuk është dashur të bënte asnjë pengesë në vizitë. Në fund, kur ia dhanë lejen ai veç ishte vonë, sepse pas 2-3 ditësh ai vdiq. Shumë jam i shqetësuar me këtë, sepse kjo nuk është çështje e procedurës gjyqësore, por është çështje e trajtimit njerëzor”

    Ai ka thënë se Thaçi nuk është duke qëndruar në paraburgim sikurse çdo qytetar tjetër i Kosovës.

    “Ai nuk po e vuan këtë masë të paraburgimit si çdo kosovar. Ai po e kryen paraburgimin mbi 2 mijë kilometra larg Kosovës. Çdo qytetar i Kosovës, gjatë procedurës penale, ka të drejtë me u trajtu në Kosovë”, tha ai.

    “Unë besoj në pafajësinë e Hashim Thaçit, pra kaq është prej anës sime. Unë jam i regjistruar si avokat në Hagë dhe në këtë fazë nuk dua të deklarohem më shumë. E di që do të lirohet, por më shqetëson ky trajtim jo i mirë në aspektin humanitar. Më shqetëson fakti pse një qytetar i Kosovës, leje anash që është president, të trajtohet në këtë formë, kur shteti i Kosovës e ka krijuar këtë gjykatë”,  u shpreh Koci.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Veton Berisha: Të arrihet një marrëveshje politike – S’ka kuptim të shkohet më në Kuvend, nëse nuk ndryshon asgjë Deputeti nga komuniteti...
    Lajme29 Prill 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot do të mbajë konferencë për media Në këtë konferencë do të diskutohet lidhur me fuqizimin e...
    Lajme29 Prill 2025
    Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar kolapsin klimatik, si dhe reagimi në rritje...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i...
    Lajme28 Prill 2025
    Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Front Online se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është...
    Lajme28 Prill 2025
    Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 10-37...
    Lajme28 Prill 2025
    Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1 % nuk vlen për katër komunat në...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik Arbnor Sadiku për FrontOnline ka paralajmëruar mundësinë e zhbllokimit të situatës politike në Kuvendin e Kosovës, duke deklaruar se njëra...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.