Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, sot ka takuar përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, të cilët i ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm të tyre në fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.
Hoti ka shkruar në Facebook se me intensitet të shtuar po vazhdojmë punën për aktivizimin e plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike.
“Duke punuar bashkë me të gjithë akterët, ne mund ta vendosim zhvillimin ekonomik të vendit në një trajektore premtuese për të ardhmen”, ka shkruar ai. /FrontOnline/