×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet për liberalizimin e vizave

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avduallah Hoti ka realizuar sot një takim virtual me drejtuesit e  Qendrës së Politikave Evropiane (Europian Policy Centre), ku morën pjesë mbi 40 Euro deputetë. Ndonëse në këtë bashkëbisedim janë trajtuar një varg temash, që prekin marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, biseda është përqendruar sidomos te çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

    Në fillim të këtij takimi, kryeministri Hoti i ka njoftuar bashkëbiseduesit për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid 19, si dhe për implementimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike të vendit, ndërsa, më pastaj, ai ka shjelluar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’i përmbushur kërkesat e shtruara për liberalizimin e regjimit të vizave.

    Në këtë kontekst, kryeministri Hoti rikujtoi se Komisioni Evropian e filloi dialogun për liberalizmin e vizave me Kosovën më 19 janar 2012. Në qershor të vitit 2012, Komisioni ua dorëzoi institucioneve të Kosovës një listë kriteresh që duheshin plotësuar, të cilat identifikuan legjislacionin dhe masat institucionale që Kosova duhej të miratonte dhe të zbatonte për të përparuar drejt liberalizimit të vizave. Udhëzimi përbëhej nga 95 standarde, më shumë sesa për secilin vend tjetër të rajonit, në lidhje me migracionin, menaxhimin e kufijve, sigurinë dhe të drejtat themelore.

    Gjatë viteve në vazhdim, vijoi kryeministri Hoti, Komisioni adaptoi katër raporte për dialogun për vizat në Kosovë, ndërsa në vitin 2016 ky Komision propozoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës pas përmbushjes së dy kritereve të fundit të mbetura, që ishin ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në korrik të vitit 2018, Komisioni konfirmoi se Kosova i ka përmbushur edhe këto dy kërkesa, duke i përmbushur të gjitha standardet e kërkuara në udhëzimet për liberalizim.

    Parlamenti Evropian, më 13 shtator 2018, ra dakord për të filluar bisedimet për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe këtë qëndrim e rikonfirmoi edhe më 28 mars 2019. Po ashtu, pati edhe një votim tjetër në shtator 2019, në Komitetin për Liberalizim, që votoi për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Evropian. Kjo votë u konfirmua në seancën plenare të Parlamentit Evropian, më 9 tetor 2019 në Bruksel.

    Por, me gjithë konfirmimin e Komisionit për përmbushjen e të gjitha kritereve lidhur me liberalizimin e vizave dhe votave pohuese të Parlamentit Evropian, procesi është ende në pritje të një vendimi nga Këshilli i Evropës. Një nga shqetësimet e shteteve anëtare është se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shkaktojë një valë të re migracioni. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se është arritur shumë përparim në administrimin e migracionit, ndërsa numri i kërkesave për azil nga Kosova është i papërfillshëm.

    Bazuar në të dhënat e Zyrës Evropiane për Mbështetjen e Azilit, azilkërkuesit nga Kosova nuk duhet të jenë më shqetësim për BE-në. Ndërkaq, sipas të dhënave të Eurostat-it, Kosova pati një prirje të rënies së migrimit gjatë viteve të fundit dhe në këtë pikëpamje qëndron më mirë se shumë vende të tjera të rajonit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.