×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kosova dhe Serbia po i përafrojnë qëndrimet, ka progres në draftimin e marrëveshjes finale

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se është bërë progres në draftimin e marrëveshjes finale, që sipas tij duhet të jetë ligjërisht e obligueshme.

    Ai pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën në Bruksel, ka thënë se do të vazhdojë të vlejë parimi se për asgjë nuk do të dakordohet, derisa të dakordohet për marrëveshjen finale, që duhet të sjellë edhe njohjen reciproke mes vendeve.

    “Në përputhje me zotimet që kemi marrë nga Samiti i Parisit para kancelares Merkel dhe presidentit Macron, për të hyrë në proces të dialogut, sot është mbajtur takimi i dytë i nivelit të lartë me palën serbe për të punuar për marrëveshjen finale, të përgjithshme, ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, që duhet të dërgojë te njohja reciproke. Ne jemi në Bruksel vetëm për këtë çështje, për të treguar konstruktivitetin tonë si qeveri, që jemi të gatshëm të lëvizim para. Dëshiroj të falënderoj zotin Borrell e zotin Lajçak dhe punën e dy ekipeve tona në përafrimin e qëndrimeve. Unë me kënaqësi e them që është bërë progres në draftimin e marrëveshjes finale në mes të dy shteteve për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Do të vazhdojmë në takime tjera me tema tjera që duhet të adresohen, çdo që e diskutojmë është pjesë e marrëveshjes finale duke vlejtur gjithmonë parimi që ne nuk dakordohemi asgjë, derisa nuk dakordohemi për marrëveshjen finale”, ka thënë Hoti para gazetarëve në Bruksel,raporton express.

    Hoti është pyetur edhe për reagimin e BE-së në lidhje me premtimin e Kosovës se do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem. Sipas tij, kjo çështje nuk është diskutuar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.