
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani pas heqjes së reciprocitetit me Serbinë I ka reaguar shefit të ekzekutivit Avdullah Hotit.
LEXO EDHE: Kryeministri Hoti ia heqë reciprocitetin Serbisë
Sipas Osmanit “ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë”, shkruan Front Online.
Ajo madje ka thënë se ta quash reciprocitetin pengesë, do të thotë nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura sic janë paraparë në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutën e Kosovës.
“Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës”, thuhet ndër tjerash në reagimin e kryeparlamentarës Osmani.
Postimi i plotë i Osmanit:
Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.