×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri tregon arsyen pse nuk pranoi të bëhet kryeministër

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka dhënë detaje në procesin e nominimit të kandidatit të LDK-së për kryeministër.

    Haziri ka thënë se nuk e ka parë veten në krye të qeverisë që pritet të ndërtohet pavarësisht ofertave që ka pasur nga kreu i LDK-së.

    “Emri im e as profili im nuk përshtatet me këtë kabinet qeveritar… Nuk është se më kanë lutur shumë, por e kam bërë të ditur me kohë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Ai thotë se edhe në zgjedhje e ka mbështetur kandidaturën e Vjosa Osmanit pa dashur që vet të jetë pjesë e proceseve zgjedhore në këto kohë.

    Nënkryetari i LDK-së thotë se pavarësisht se qeveria është rrëzuar, Vjosa Osmani ka legjitimitet të plotë për të qëndruar në krye të Kuvendit.

    Haziri thotë se megjithatë koalicioni i ri nuk është punë e kryer pavarësisht se LDK ka besim se do të arrihet.

    “Unë kam preferuar një gjthëpërfshirje në proceset që po kalon Kosova por kjo nuk nënkupton se PDK do të jetë pjesë e Qeverisë”, thotë Haziri në Debat plus.

    Nënkryetari i LDK-së thotë se elektorati ka pritur që njëri nga tre emrat të ishin drejtues të qeverisë.

    “Është përfolur emri im, Kujtim Shalës dhe Vjosa Osmanit si emra potencial që mund të përballen me procese të rënda. Vjosa Osmani ka dashur të vazhdojë me konsistencën e saj politike dhe nuk ka pranuar të jetë në krye të qeverisë. Zoti Shala dhe unë nuk pranuam”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.