×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Përgatituni që festën e Fitër Bajramit ta kaloni pa vizita familjare

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Në takimin e Komitetit për menaxhimin e emergjencave kundër përhapjes së Covid-19, në Gjilan, kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet, sipas rekomandimeve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, për hapat dhe masat në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

    “E falënderoj KBI-në që këtë muaj ka organizuar aksionin e solidaritetit, duke qenë pranë familjeve në nevojë dhe duke begatuar sofrën e tyre në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit. Unë i uroj të gjithë qytetarët e Gjilanit për festën e Fitër Bajramit, por bëhuni gati për festë në kohë pandemie, pa vizita familjare dhe pa vizita tradicionale në kohë të Bajramit”, ka thënë kryetari Haziri.

    Haziri ka njoftuar se nuk ka pasur raste të reja me COVID-19, duke shtuar se janë 32 persona në vetizolim dhe me simptoma të lehta.

    “Ju lutem përmbajuni rregullave të pandemisë, për ta larguar burimin e katër të infeksionit. Ka ardhur koha që të hapet shoqëria jonë, të hapet sektori i shërbimeve dhe gastronomia, por edhe të hapen kufijtë. Ka ardhur koha që bashkatdhetarët tanë, prindërit, familjet tona ta kenë mundësinë që të kthehen në vendin e tyre, për të shuar mallin për vendlindjen. Besoj që me edukatë kemi arritur të mbrohemi. Edhe ne kemi mësuar si shtet se si mbrohemi por edhe qytetarët janë edukuar për këto masa mbrojtëse në kohë pandemie”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri, transmeton Telegrafi.

    Ndërsa në fjalën e tij, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Naim Aliu, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, për kulturën dhe disiplinën që kanë treguar gjatë kësaj kohe, e në vecanti gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit.

    “Ekspertët shëndetësor kanë vlerësuar se ende nuk janë plotësuar kushtet që ne të kthehemi nëpër xhamitë tonë. Është vendim i kryesisë dhe institucioneve tona që xhamitë të mos hapen dhe edhe këtë festë ta kalojmë vetëm me familjet tona. Janë anuluar edhe të gjitha organizimet e Bashkësisë Islame në Gjilan për pritjen e vizitave uruese”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.