×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri kritikon Hotin e Zemajn: Moslejimi i dasmave dhe ahengjeve, janë vendime në panik

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se në këtë komunë janë infektuar 210 persona me coronavirus, 4 prej tyre kanë vdekur, derisa 143 të tjerë janë shëruar.

    Momentalisht në këtë komunë ka 63 raste aktive, derisa Haziri ka bërë të ditur se janë duke hulumtuar edhe burimet e rasteve tjera.

    Ai ka thënë se qeveria në krye me Avdullah Hotin ka marrë vendime antikushtetuese dhe në panik.

    “Ora policore në mënyrë selektive dhe antikushtetuese, mbyllja e gastronomisë në tanë territorin e Kosovës, moslejimi i dasmave dhe ahengjeve me më shume se 50 persona, janë vendime në panik. Qeveria nuk guxon me vendos në mënyrë të tillë. IKSHP dhe Qeveria duhet te ecin me masa që fillon me një koordinim ndër-institucional më të mirë. Mundemi me i identifiku burimet e infeksioneve dhe me ngulfat përhapjen. Por, vetëm koordinim më i mirë, ndarje e drejtë e përgjegjësive dhe mbikëqyrje rigoroze. Rritja e nivelit emergjencave në shkallën më të lartë të reagimit, e rritë shkallën e mobilizimit të policisë, emergjencave civile dhe Komunave, përderisa institucionet shëndetësore lehtësohen vetëm në punën e mjekut apo teknikut mjekësor. Të ketë njoftime te rregullta përmes nje zyre dhe ekipi profesional në emër të Qeverisë per testet, kontaktet, burimet, statistikat dhe detyrat”, ka shkruar ai, duke thënë se nuk duhet që të përsëriten veprimet e Qeverisë Kurti.

    “Mos i përsëritni gabimet e qeverisë Kurti, si koncetrimi i menaxhimit në një minister, dy qendra të menaxhimit të pandemisë (një në MPB e një MSH), politikat selektive në karantinim dhe centralizim te komunikimit me publikun vetëm në një zyrë, konfliktet institucionale Qeveri/Presidencë, ndërsa tash tendenca me Kuvendin apo opoziten në Kuvend. Nuk jemi në fillim, por në #ditën117 të përballjes me COVID19. Të veprojmë bashkë e jo në mënyrë stihike e me panik. Stafi i administratës, mjekët, çerdhet, policia bile edhe ushtarët e deputetët, janë burime infeksioni, por jo edhe lokalet, xhamitë apo kishat. Përpos tjerash, duhet të hapen teatrot e bibliotekat dhe të lejohen dasmat në kushte pandemie, duke respektuar masat mbrojtëse. Solidaritet, lojalitet e besim në luftën e përbashkët me të panjohurën”, ka shkruar më tutje Haziri.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.