×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri i përgjigjet shkurt Haradinajt pas kritikave të ashpëra që ia bëri mbrëmë

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Deklaratën e mbrëmshme të Ramush Haradinajt se kryetari i LDK’së Isa Mustafa duhet ta disiplinojë nënkryetarin e partisë, Lufti Hazirin nuk ka dashur ta komentojë ky i fundit. Kryetari i Gjilanit në një përgjigje për Gazetën Express tha se nuk dëshiron të komentojë deklaratën e kreut të AAK’së, duke thënë se Haradinaj ka polemizuar me Isa Mustafën dhe jo me të.

    Ideja e Lutfi Hazirit për ridefinimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, konkretisht bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovë dhe dhënien e Leposaviqit e 17 fshatrave Serbisë duket se e ka nervozuar Ramush Haradinajn.

    Ish-kryeministri Haradinaj mbrëmë në Pressing të T7 i është kundërpërgjigjur një shkrimi të Isa Mustafës të para disa ditëve i cili kishe thënë se LDK’ja do të kërkojë rikonfigurim të qeverisë për ata që nuk e kuptojnë disiplinën qeverisëse, duke iu referuar partnerit të koalicionit, AAK’së.

    “Unë jam që 20 vjet në këto tema poashtu, kur mendon dikush se më disiplinon gabon rëndë, le ta disiplinon shtëpinë e vet, le ta disiplinon Lutfi Hazirin i cili po e hapë gojën përditë poshtë e nalt për ndrrim të kufijve për 17 fshatra më mirë është ajo, më shumë na bënë nder”, ka thënë Haradinaj.

    Këtë deklaratë të Haradinajt nuk ka dashur ta komentojë nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

    Kreu i Gjilanit në një përgjigje për Gazetën Express tha se nuk i komenton deklaratat e kreut të AAK’së dhe se Haradinaj ka polemizuar me kryetarin e LDK’së dhe jo me të.

    “Nuk kam koment. Nuk kam pasur komente asnjëherë për deklarata të tilla. Ish-Kryeministri me Kryetarin e LDK’së ka polemizuar e jo me mua”, tha Haziri.

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj që nga shfaqja në publik e idesë për ndryshim dhe korrigjim kufijsh ka qenë vazhdimisht kundër duke ritheksuar se Kosova e 17 shkurtit nuk guxon të preket.

    Por sa i përket gjatësisë 381 kilometërshe të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë ndryshe mendon Lutfi Haziri i LDK’së.

    Ai ka riaktualizuar idenë që mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë korrigjim të kufirit me opsionin që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën dhe Serbisë t’i ipet Leposaviqi me 17 fshatra.

    Ideja e kryetarit të Gjilanit nuk ka gjetur përkrahje në LDK, parti në të cilën mban pozitën e nënkryetarit.

    Madje, kryeministri Avdullah Hoti i cili edhe zyrtarisht ka rinisur dialogun me Serbinë pas 20 muajsh ndërprerje ka deklaruar në vazhdimësi se me Serbinë do të negociohet vetëm për njohje reciproke në kufijtë aktualë.

    Megjithatë idenë e Hazirit po e përkrahin përfaqësuesit politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës.

    Në një prononcim përGazetën Express, ditë më parë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka thënë se vullneti i Referendumit të vitit 1992 të shqiptarëve të asaj ane mbetet bashkimi me Kosovën.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Një aksion policor po realizojnë një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë. Këtë për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i...
    Lajme19 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. "Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit...
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informata dhe prova në lidhje me “mungesën e trajtimit të mbeturinave...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka treguar arsyen pse kjo organizatë i ka dërguar një letër...
    Lajme19 Maj 2025
    Për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë fajtore për moskonstituimin e Kuvendit. Duke insistuar në propozimin e...
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tetë zyrtarëve të lartë për përfshirje në manipulim të tenderëve...
    Lajme19 Maj 2025
    Papa Leoni XIV mbajti një takim privat me Zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të hënën, bëri...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mbajti sot një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës me temën...
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J.,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.