×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Gjilani e fiton luftën kundër COVID-19

    FrontOnline
    09 Maj 2020

    Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur të shtunën takimi i rregullt me Komitetin emergjent për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

    Në këtë takim u bë e ditur se deri më 8 maj, kanë qenë 538 mostra prej të cilave me 51 kanë dalë pozitive, 47 raste janë shëruar plotësisht dhe dy janë ende në trajtim.

    Kryetari, Lutfi Haziri tha se Gjilani e ka fituar luftën kundër pandemisë, por apeloi qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë rregullat e qarkullimit me masat mbrojtëse kundër Covid-19.

    Në njoftimin e Komunës thuhet se në takim, Haziri ka folur për shembullin në nivel vendi për mësimin online, e më vonë edhe krijimin e mundësisë së mësimit online edhe për fëmijët 0 deri 6 vjet, furnizimin e nxënësve në nevojë me laptopë, për të vazhduar me shkollën e artit pamor, e organizimin e koncerteve.

    “Ndërsa, në sektorin e ekonomisë në Gjilan ka filluar të hapet ndërmarrësia në bazë të rekomandimeve, derisa sot do të publikohen vendimet e reja për ushtrim të veprimtarisë së biznesit në Gjilan”, ka thënë Haziri, duke shtuar se i janë bërë krahë familjeve në nevojë, në këtë fazë, me anë të pakove ushqimore e higjienike.

    Haziri e ka falënderuar edhe Këshillin e Bashkësisë Islame për koordinimin dhe bashkëpunimin, sikurse edhe të gjitha hallkat e shtabit emergjent për preventimin e përhapjes së Covid-19, teksa ka përmenduar se pandeminë e ka përcjellë edhe kronika e zezë.

    “Pandemia na ka përcjellë, fatkeqësisht me kronikën e zezë që kulmoi me lajmin tronditës të humbjes së Agonit tonë, studentit të shkëlqyeshëm dhe familjarit të jashtëzakonshëm. E kemi dy humbje të jetëve nga Covid-19 dhe një bashkëqytetar nga Gjermania. E humbën në komunikacion edhe Debatik Huruglicën, ndërsa i urojmë shërim të shpejtë Hamdi Malokut”, ka thënë Haziri.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.