I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar edhe katër raste pozitive me koronavirus në këtë komunë.
Haziri ka njoftuar se zyrtarisht deri më tani në Gjilan janë infektuar me koronavirus 165 persona. Për tre muaj 91 persona janë shëruar, kurse tre kanë vdekur dhe 71 raste janë aktive me COVID-19 në Gjilan.
“#Dita108. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi edhe për 4 rastë të reja pozitivë me #COVID19, duke e çuar në 165 numrin e përgjithshëm brenda tre muajve. Ndërkohë, 3 prej tyre kanë vdekur, 91 janë shëruar plotësisht, derisa raste aktive janë 71.Apeloj që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën!”, ka thënë Haziri
Gjatë ditës së sotme në vendin tonë kanë rezultuar 87 persona të infektuar me koronavirus.
https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.486638371376567/4258377470869286/?type=3&theater