×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxholli: Nuk pritet të ketë marrëveshje finale në Uashington, ShBA-të i dhanë dinamikë tjetër dialogut

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Sot në kryeqendrën amerikane, në Uashington në ditën e dytën të takimit në mes të palës kosovare dhe asaj serbe, pritet që të nënshkruhet një marrëveshje, e ku prezent do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump, raporton Front Online.

    Hulumtuesja e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Violeta Haxholli, ka thënë për Front Online, që përfshirja e SHBA-ve në këtë fazë të dialogut, është një hap pozitiv për Kosovën.

    “Si fillim, përfshirja aktive e SHBA-ve në këtë fazë të dialogut është pozitive për Kosovën duke qenë se SHBA-të janë partneri kryesor i Kosovës në shtet ndërtim dhe zhvillim, por edhe për procesin e dialogut në tërësi pasi përfshirja e SHBA-ve i ka dhënë një dinamikë të re këtij procesi”, ka deklaruar ajo.

    Sipas saj ka pak gjasa që sot mund të ketë një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbinë në kryeqendrën amerikane, raporton Front Online.

    “Nuk mund të themi sigurt se a ka marrëveshje finale sot, por ajo që mund të themi me siguri është se në Uashington ka përpjekje të shtuar për të avancuar tutje me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Haxholli ka konsideruar që marrëveshja e cila pritet që të nënshkruhet sot në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë, është e një rëndësie të veçantë.

    “Prandaj marrëveshja që pritet të nënshkruhet sot është e një rëndësie të veçantë dhe një hap i rëndësishëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo për Front Online. /Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.