×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Situata me COVID 19 po shkon drejt eskalimit

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se me shifrat e fundit të COVID 19 në Kosovë, situata po shkon drejt eskalimit.Ai ka renditur një sërë arsyesh për krijimin e gjendjes me virus në vend.

    Derisa ka kritikuar ish-Qeverinë Kurti, Haxhiu ka thënë se qeveria e re duket ‘anemike’ në raport me situatën e krijuar.

    Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:

    Brenda 48 orëve të fundit 111 të infektuar, 1 i vdekur, 509 raste aktive me COVID-19.
    Situata po shkon drejt eskalimit.Në këtë situatë mos respektimi i masave mbrojtëse, organizimi i tubimeve e protestave për qëllime politike, duke rrezikuar shëndetin e popullatës është hipokrizi.

    Që nga fillimi i pandemisë kam qenë kritik për mënyrën si është menaxhuar situata me COVID-19 në vendin tonë:
    – Vonesat në mbyllje të kufinjëve,
    – Keqmenaxhimi i karantinës,
    – Hajnia në pandemi, blerje të barnave dhe paisjeve mbrojtëse me çmime abuzive,
    – Manipulim me shifrat e rasteve me COVID-19,
    – Pranimi i 1000 testeve nga Serbia, favor për përmirësim të imazhit të Serbisë e të Vućiqit
    – Lejimi i mjekëve nga Serbia të punojnë pa licencë të punës të Republikës së Kosovës.
    – Nënshtrimi i Qeverisë Kurti ndaj Serbisë,
    – Vendosja e masave kufizuese në bllok pa bërë analiza specifike për çdo biznes veq e veq, pastaj lirimi i masave pa kritere, pa analizë paraprake,
    – Lirimi i masave nga Qeveria Kurti në ora 23:00 pa kriter, për qëllime politike,
    – Organizimi i tubimeve me mijëra qytetarë për qëllime politike në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së.Për këto arsye sot situata është përkeqësuar dhe është shumë serioze, janë 509 raste aktive me COVID-19, prandaj situata mund të eskalojë.Krahasoni numrin e rasteve në 12 ditëshin e parë të çdo muaji për të vlerësuar situatën në të cilën ndodhemi, rrezikut të përhapjes së COVID-19.
    Nga data 01 deri 12 Qershor janë regjistruar 301 raste me COVID-19.
    Nga data 01 deri 12 Maj ishin 96 raste me COVID-19.
    Nga data 01 deri 12 Prill ishin 218 raste me COVID-19.
    Nga data 01 deri 12 Mars, 0 raste me COVID-19.Të nderuar qytetarë, për 120 ditë shteti u udhëhoq nga mashtrues, manipulantë që vidhnin në pandemi, ndërsa me video mesazhe shtireshin se gjoja brengoseshin për shëndetin e popullatës.
    Sot kur kanë rënë nga pushteti, rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës duke organizuar tubime për ambicie pushteti, nuk ka më kujdes as mesazhe për ruajtje të shëndetit.Qeveria Hoti duket anemike në raport me situatët që i është servuar nga ata qe nga pushteti u larguan.Për qellime politike, për pushtet po rrezikohet shëndeti i popullatës.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2023
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Shkrui Konxheli nga Teqeja e Lipjanit, i cili është përfitues i mbështetjes financiare me...
    Kronika23 Shtator 2023
    2 mijë e 25 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kanë...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është grabitur një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, i cili ka raportuar se i është vjedhur çanta me rreth...
    Të tjera
    Kronika23 Shtator 2023
    Një grua ka raportuar në polici se po shantazhohet nga disa persona në rrjete sociale për publikimin e disa videove të saj...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, pasi dyshohet se e ka sulmuar me thikë një të mitur tjetër. Sipas viktimës,...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    “Sanksionet e reja kundër Rusisë nuk janë të nevojshme, sepse ato i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë”. Kështu u shpreh...
    Ekonomi23 Shtator 2023
    161.6 milionë euro është rritja e depozitave të klientëve në bankat komerciale vendore për muajin gusht. Kjo ka çuar në total vlerën...
    Sport23 Shtator 2023
    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjet e radhës në kuadër të javës së parë. Këtë të shtunë në program...
    Kronika23 Shtator 2023
    Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zjarri katër ditë më parë. Lajmin për...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.