×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: “Rrotullimi i Plazma Keksave” dhe marrja e donacionit nga Serbia janë kapërcime në politikë nga Kurti

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka folur për gjendjen me pandeminë me të cilën po përballet Kosova.

    Haxhiu në emisionin tha se ka probleme serioze me menaxhimin e situatës me COVID-19, kjo sipas tij vërehet edhe me rritjen e numrit të të infektuarve edhe numrin e të vdekurve si pasojë e infektimit me koronavirus.

    “Ka probleme serioze në menaxhimin e pandemisë. Këto probleme po shfaqen edhe me numrin e madh të të infektuarve dhe të vdekjeve.  Në fund të muajit maj ose në muajin qershor përshtypjet e njerëzve ishin se nuk ka virus, kjo ka ndryshuar. Sipas disa statistika 30 për qind e njerëzve nuk besonin se ka virus. Tani kjo ka ndryshuar sepse numri i infektuarve ka kaluar mbi 10 mijë dhe numri i të vdekurve ka kaluar numrin 300 dhe kjo është evidente”.

    Ai shpjegoi edhe për atë se çka është diskutuar sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë.

    Deputeti i PDK-së tha se temë e diskutimit përveç menaxhimit u diskutua edhe për pranimin e donacionit me teste nga ana e Qeverisë Kurti.

    Sipas tij Serbia me këtë rast është paraqitur si humane dhe Vuçiq si lider human.

    “Diskutimet në Komision kanë qenë për keqpërdorimet në menaxhimin e pandemisë. Komisioni ështe iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës prej rastit të vdekjes së të riut nga Gjilani Agon Musliu. Pastaj edhe për keqpërdorime të tjera dhe blerjet abuzive”.

    “Me ato 1 mijë teste qeveria Kurti i ka bërë një nder të madh Serbisë sepse me anë të këtyre Serbia është paraqitur si humane dhe Vuçiq si lider human. Këto teste nuk kishin leje importi por edhe autorizim të marketingut”, tha Haxhiu në InfoMagazina.

    “Ne blejmë edhe produkte tjera nga ana e Serbisë, por të marrim donacione pa pasur leje importe dhe autorizim marketingut. Pse është dashur që të bëhet kjo dhe që Serbia që të paraqitet si humane ?”.

    Haxhiu theksoi se Kurti ka bërë një kapërcim të madh në politikë nga rrotullimi i Plazma Keksave në pranimin e donacioneve.

    “Ne kemi informatë se IKSHPK nuk ka pasur kërkesë për këto 1 mijë teste por është bërë nga Ministria e Shëndetësisë por sigurisht edhe me autorizim të kryeministrit Kurti”.

    “Nuk krahasohet blerja e oksigjenit me donacionin. Psh. Rrotullimi i Plazma Keksave dhe marrja e donacionit nga Serbia është kapërcim i madh në politikë nga ana e Kurtit”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.