×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Qeveritë Hoti e Kurti i nënshtrohen Serbisë, duke lejuar shkelje të sovranitetit në Veri

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë se Qeveria po i nënshtrohet Serbisë ndërsa është mashtruese me qytetarët e Kosovës.

    Sipas Haxhiut qeveritë Hoti e Kurti i nënshtrohen Serbisë duke lejuar shkelje të sovranitetit në Veri.

     

    “Nga dje “Krizni Shtab” i Veriut në koordinim me Beogradin ka caktuar orë policore në komunat veriore të Kosovës nga ora 21:00 deri në 05:00. Për këtë vendim fare nuk janë pyetur Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, të cilat po nënshtrohen këtij vendim të Serbisë. Një situatë e njejtë kishte ndodhur edhe në Qeverinë Kurti, kur Qeveria e Serbisë kishte vendosur gjendjen e jashtëzakonshme dhe orën policore në veri në koordinim me këtë “Krizni Shabin” e veriut, ndërsa Qeveria Kurti i ishte nënshtruar një vendimi të tillë”.

     

    Ky është postimi i plotë:

    Qeveri të nënshtrimit ndaj Serbisë dhe mashtruese ndaj qytetarëve të Kosovës

    Qeveritë Hoti e Kurti i nënshtrohen Serbisë, duke lejuar shkelje të sovranitetit në veri të vendit.

    Nga dje “Krizni Shtab” i Veriut në koordinim me Beogradin ka caktuar orë policore në komunat veriore të Kosovës nga ora 21:00 deri në 05:00. Për këtë vendim fare nuk janë pyetur Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, të cilat po nënshtrohen këtij vendim të Serbisë.

    Një situatë e njejtë kishte ndodhur edhe në Qeverinë Kurti, kur Qeveria e Serbisë kishte vendosur gjendjen e jashtëzakonshme dhe orën policore në veri në koordinim me këtë “Krizni Shabin” e veriut, ndërsa Qeveria Kurti i ishte nënshtruar një vendimi të tillë.

    Qeveria Kurti kishte shkuar edhe më larg me nënshtrim ndaj Serbisë, sa që kishte pranuar 200 “profesionistë shëndetësor” nga Serbia për të monitoruar situatën e pandemisës në Kosovë dhe kishte pranuar 1000 teste donacion nga Serbia, duke ndihmuar Vuçiqin e Serbinë të prezantohen si shumë “human” në mediat botërore.

    I proklamuar koalicioni i shpresës po na del të jetë koalicion i mashtrimit dhe nënshtrimit ndaj Serbisë.

    Apeloj që sa me shpejtë të miratojmë Ligjin Anti-COVID-19, i cili do të jetë i zbatueshëm për tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.