×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Qeveria Hoti e bëri me hise Serbinë në Kosovë me lejimin e zgjedhjeve

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur ashpër për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe brenda territorit të Kosovës.

    Ajo tha se ky është gjunjëzim i Kosovës ndaj Serbisë duke cenuar sovranitetin e shtetit, njofton Klan Kosova.

    “Qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise! Lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë. Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ky është agresion”.

    Për këtë, Haxhiu po thotë se duhet rikthyer në pushtet Qeveria Kurti për, siç tha ajo, të rikthyer dinjitetin e Kosovës karshi Serbisë.

    “Pazaret e kësaj Qeverie me Serbinë, kushedi se kur do të ndalen! Qeveria Kurti, ia ktheu dinjitetin vendit prandaj ajo qeverisje duhet të kthehet. Angazhimi dhe përbashkimi kundër kësaj Qeverie është i domosdoshëm”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.