×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Marrëveshja e 4 shtatorit tregon pse u hoq reciprociteti

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja përmes një postimi në facebook tha se tash e kemi më të qartë se çka paraqiste reciprociteti.

    Sipas Haxhiut reciprociteti ishte mekanizmi që vinte në pah se ku i dhemb palës tjetër.

    Sipas saj marrëveshja e 4 shtatorit tregon pse u hoq ai.

    Haxhiu tha se reciprocieteti u hoq për tri arsye: 1. Serbia nuk ta shoh Kosovës si Republikë, 2. Nuk u përmendën kufijtë në këtë marrëveshje, 3. Serbia arrin gjithça pa u përballur me “Republikën e Kosovës”.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Tash e kemi edhe më të qartë se çka paraqiste RECIPROCITETI. Ishte përballja e Serbisë në secilën sferë të shtetit me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ishte mekanizmi që vinte në pah se ku i dhemb palës tjetër.

    Marrëveshja e ashtuquajtur për normalizimin ekomomik vë në pah është më së shumti arsyen se pse u hoq reciprociteti si raport i barabartë mes shtetesh.

    1. Nuk patëm marrëveshje bilaterale mes dy shtetesh, sepse Serbia nuk do ta shoh Kosovën si Republikë.
    2. Nuk përmenden askund kufinjtë shtetëror, përmenden vetëm si pika administrative dhe hiqen fare përmes mini-shengenit, sepse kështu Serbia nuk do të përballet me kufijtë dhe dokumentet e Republikës së Kosovës.
    3. Serbia i arrin të gjitha këto pa pasur nevojë të përballet me “Republikën e Kosovës”.Të gjitha këto janë arritur pa bërë Serbia asnjë kompromis, ndërkohë pikërisht këtu nxjerrte telashe për Serbinë RECIPROCITETI, sepse e përballte direkt me atë që na takon dhe ajo që është normale dhe marrëdhënie e shëndosh bilaterale me secilin shtet.Nëse Kushtetuta ishte platforma që në mënyrë monotone dhe të zbrazët përmendej në secilën seancë parlamentare atëherë ku ishte Kushtetuta si platformë kur u bënë këto pika?!Si gjithmonë, ajo ishte e shkelur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.