Kryetari i Prizrenti, Mytaher Haskuka ka kritikuar qeverinë për mosinformim të komunave për vendimet lidhur me COVID-19.

Haskuka ka thënë se është shumë joserioze dhe joinstitucionale që komunat të informohen nga mediat për masat e qeverisë kundër pandemisë COVID-19.

“Që nga ndërrimi i qeverisë asnjë nga vendimet e qeverisë për masat e reja nuk kam marrë në formë zyrtare, koftë me shkrese apo me email. Kërkohet nga komunat të impelmentojnë masat e ne nuk jemi të informuar drejtpërdrejtë për masat e ndërmara!”, ka shkruar Haskuka.

Postimi i plotë:

Shumë joserioze dhe joinstitucionale që komunat të informohen nga mediat për masat e qeverisë kundër pandemisë COVID-19. Që nga ndërrimi i qeverisë asnjë nga vendimet e qeverisë për masat e reja nuk kam marrë në formë zyrtare, koftë me shkrese apo me email.

Kërkohët nga komunat të impelmentojnë masat e ne nuk jemi të informuar drejtpërdrejtë për masat e ndërmara!

Nga një vend që ishim shembull se si luftohet pandemia, tani në listën e zezë kampion me numrin e rasteve reja me virus.

Dje Kina me 1,4 miliard banor 68 raste të reja dhe 0 vdekje, Kosova me 1,8milion banor 276 raste të reja, 8 viktima. Po të kishim me shumë teste athua sa raste të reja do të kishim?