×
  • Kronika
  • Kronika

    Hasani: Po të kishte pasur ndonjë ankesë Agon Musliu, do t’i thoshte dikujt prej vullnetarëve apo neve

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Ish-menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hasani ka raportuar sot para Komisionit Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë.

    Me këtë rast Hasani u deklarua edhe lidhur me rastin e Agon Musliut, ku theksoi se po të kishte pasur ankesa vetë i ndjeri do t’i kishte thënë dikujt prej vullnetarëve.

    “Po të kishte ankesa edhe vetë i nderi do t’i kishte thënë dikujt prej vullnetarëve apo neve dhe do ta kishim liruar si të tjerët. Po të na kishte ardhur ndonjë ankesë do të ishim marrë me të ,pasi ne jemi marrë me çdo ankesë qoftë edhe veç një mesazh nëse na ka ardh e kemi marrë parasysh. Edhe çdoherë kur dikush ka bërtit apo është ankuar ne kemi dërguar njerëzit përgjegjës”, tha ai.

    Hasani theksoi se SHSKUK nuk mundet me i dërgu njerëzit në sekonda, por bashkë me vullnetarët kanë qëndruar gati për të mos ndodhur më e keqja.

    “Nuk them se s’ka lëshime, por e them me plot bindje se është bë puna më e mirë e mundshme. Kjo është pyetje që s’duhet të më adresohet mua, të gjithë personat që janë sjellë në karantinë flasim ne për ta, jo për të tjerat”, shtoi ai.

    Sipas Hasanit, në kuadër të mbi 1 mijë e 500 personave që janë karantinuar nuk erdhën të gjithë nga aeroporti, por pati edhe përmes hyrjeve të tjera si ato tokësore.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.