Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin e Maqedonisë së Veriut në 29 vjetorin e pavarësisë.
Haradinaj nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ ka shkruar se Kosova është përcaktuar për vazhdimin e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve në rrugën e integrimeve euroatlantike.
“Me rastin e 29-vjetorit të Pavarësisë, uroj institucionet dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për këtë ditë të shënuar. Kosova është përcaktuar për vazhdimin e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj.