Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka patur takime me kryetarët e degëve të AAK-së nga e gjithë Kosova.
Haradinaj ka bërë të ditur se i ka informuar ata në lidhje me zhvillimet që po ndodhin aktualisht në Shtëpinë e Bardhë.Tutje ai ka shtuar se takimi në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë një hap para për Kosovën.
“Ne besojmë fuqishëm se takimi në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë një hap para për Kosovën. Besimi jonë në aleatët amerikan është i plotë.
Biseduam poashtu rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda partisë dhe për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakorduam t’i propozojmë Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas Statutit të Aleancës” shkruan Haradinaj
Postimi i plotë:
Sot takova kryetarët e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova. Informova kryetarët për zhvillimet në Shtetet e Bashkuara, rreth çështjes së dialogut, ku AAK përfaqësohet nga ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla.
Ne besojmë fuqishëm se takimi në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë një hap para për Kosovën. Besimi jonë në aleatët amerikan është i plotë.
Biseduam poashtu rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda partisë dhe për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakorduam t’i propozojmë Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas Statutit të Aleancës.RH0