×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla fton pesë studentë nga Lugina e Preshevës për praktikë në Ministrinë e Jashtme

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla është takuar me studentë gjatë vizitës së saj në Luginë të Preshevës.

    Haradinaj-Stublla ka thënë se nga takimi me ta ka kuptuar se sa shumë kanë dëshirë për shkollim, derisa është zotuar se Kosova do t’i trajtojë problemet që ata kanë me mosnjohjen e diplomave dhe punësimin.

    Kryediplomatja kosovare ka ftuar pesë studentë nga Lugina e Preshevës që të nisin punën praktike në ministrinë që ajo drejton.

    Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla në Facebook:

    Studentët e Luginës së Preshevës, adresë shkollimi gjithmonë e kanë pasur Prishtinën, të cilën traditë vazhdojnë ta kenë edhe sot.

    Ky rrugëtim i përbashkët, nisur nga kohërat më të vështira ka bërë që të mbahen gjallë dhe fuqishëm lidhjet tona kombëtare e kulturore.

    Kjo u ndje sot më shumë se kurrë.Në takim me studentë, kuptova se sa e madhe është dashuria për dije, shkollim dhe për Kosovën. Kuptova se sa shumë kanë pengesa me mosnjohjen e diplomave dhe punësimin, situatë kjo që do të trajtohet me prioritet nga Republika e Kosovës.

    Për ta vazhduar këtë rrugë të përbashkët, ftova që 5 studentë nga kjo anë të nisin menjëherë punë praktike në MPJD.

    Studentët e Luginës së Preshevës, meritojnë prosperitet dhe të ardhme të sigurtë, ata janë shpresa e këtij vendi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.