×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për marrëveshjen në Uashington: Komoditeti që kemi pasur ka qenë i gabuar

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj është deklaruar rreth takimit të 4 shtatorit në Uashington, ku pala kosovare dhe ajo serbe, me ndërmjetësimin e amerikanëve, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik.

    Haradinaj është treguar kritik rreth komoditetit, siç është shprehur ai, të palës kosovare në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kanë menduar se do të fitojnë më tepër.

    “Logjika jonë ka qenë e komoditetit dhe kënaqësisë thuajse ne po marrim më shumë se sa na takon. Marrëveshja në Uashington është e njohur si materie e trajtuar më herët dhe është një hap përpara, pasi që po ndodh diçka në tavolinë ndërmjet Kosovës dhe Serbinë”, u shpreh ai në Debat Plus në TV Dukagjini.

    Derisa ambasadori amerikan Richard Grenell ka hedhur poshtë se ekziston në dokumentin e marrëveshjes pika e dhjet për njohje reciproke, Haradinaj tha se ky nuk është versioni i parë e as i fundit i dokumentit të marrëveshjes, pasi që ai është punuar disa herë.

    “Ne e kemi ditur se është e rrezikshme ndarja e Ujmanit. Kjo na ngjalli ta rritim vigjilencën në pikën rreth Ujmanit. Dokumenti është punuar disa herë. Versioni parë dhe i fundit është nisja dhe arritja. Aty ka ndryshuar gjuha, pasi nuk përmendet Republika, as e Kosovës dhe as e Serbisë. Unë nuk kam qenë optimist se do të mbetet pika dhjetë”, ka thënë Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e pati kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje kreut të shtetit të Antigua dhe Barbuda, Sir...
    Lajme01 Qershor 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik dhe të gjithë konsumatorët se ka filluar me sukses zbatimin e vendimit për...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se pushteti aktual është “përfituesi i heshtur” i ngërçit politik. Ai ka shkruar...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar Xhevën, heroinën e lindur në Ditën e Fëmijëve. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha...
    Kronika01 Qershor 2025
    Një grua rreth 24-vjeçare ka vdekur në QKUK si pasojë e një aksidenti. Rastin e konfirmoi drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser...
    Kronika01 Qershor 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre zyrtar policor, nën dyshimin se kanë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.