×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nuk besoj që Kurti planifikon ta mbajë dhunshëm postin e kryeministrit, ai ka kulturë institucionale

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk u beson paralajmërimeve se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të refuzojë që ta lëshojë qeverinë në rast të votimit të një qeverie të re.

    Haradinaj ka thënë se Kurti ka pjekur të mjaftueshme institucionale që të zbatojë vendimet e Parlamentit të Kosovës.

    “Parlamenti i Kosovës që ka dalë nga 6 tetori, i dha besimin Qeverisë Kurti. I njëjti Parlament, qeverinë Kurti e rrëzoi me 2/3. Kurti ka vetëdijë institucionale dhe nuk shoh ndonjë problem në zbatimin e një vendimi të Kuvendit.Nuk shoh ndonjë pengesë nga Vetëvendosje e as nga z. Kurti që të zbatohen vendimet”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj, në News24 Albania, tha se Kosova për këto vite demokraci ka krijuar kulturë të lartë institucionale, prandaj ka thënë se fjalët që Kurti ta mbajë dhunshëm karrigen e kryeminsrit, i sheh si si qëllimkëqija që vijnë nga qarqe të dyshimta.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.