Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Lipjani.
“Më çdo shtrëngim dore, në çdo bisedë me qytetarët e Lipjanit, ndjeva forcën dhe vendosmërinë për Kosovën Fituese. Me kandidatët tanë të shkëlqyer, Ilir Tasholli dhe Albana Gërxhaliu, jemi të gatshëm të sjellim ndryshimin e vërtetë që Lipjani dhe mbarë Kosova ka nevojë”
“Kosova Fituese nuk është thjesht një premtim – është realitet që po vjen. Me përvojën time në udhëheqje dhe me energjinë e kandidatëve tanë, do të ndërtojmë një Kosovë që fiton në çdo fushë. Nga anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional e deri te reforma në shëndetësi, nga arsimi cilësor e deri te pavarësia energjetike – çdo premtim është i matur dhe i realizueshëm”, ka shkruar i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se ndryshe nga qeveria aktuale që ka 12 miliardë në dispozicion por asnjë projekt të realizuar, ne do të veprojmë me vendosmëri për zhvillimin e vendit tonë.
“Plani ynë është konkret dhe i realizueshëm: rritja e pagës minimale në 500 euro dhe asaj mesatare në 1000 euro, barazimi i pensioneve me pagën minimale, ulja e TVSH-së për produktet bazë, dhe trefishimi i financimit për bujqësi. Ndryshe nga qeveria aktuale që ka 12 miliardë në dispozicion por asnjë projekt të realizuar, ne do të veprojmë me vendosmëri për zhvillimin e vendit tonë”, është shprehur Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Sot në Lipjan – Bashkë do ta bëjmë Kosovën Fituese!
Në çdo shtrëngim dore, në çdo bisedë me qytetarët e Lipjanit, ndjeva forcën dhe vendosmërinë për Kosovën Fituese. Me kandidatët tanë të shkëlqyer, Ilir Tasholli dhe Albana Gërxhaliu, jemi të gatshëm të sjellim ndryshimin e vërtetë që Lipjani dhe mbarë Kosova ka nevojë.
Kosova Fituese nuk është thjesht një premtim – është realitet që po vjen. Me përvojën time në udhëheqje dhe me energjinë e kandidatëve tanë, do të ndërtojmë një Kosovë që fiton në çdo fushë. Nga anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional e deri te reforma në shëndetësi, nga arsimi cilësor e deri te pavarësia energjetike – çdo premtim është i matur dhe i realizueshëm.
Plani ynë është konkret dhe i realizueshëm: rritja e pagës minimale në 500 euro dhe asaj mesatare në 1000 euro, barazimi i pensioneve me pagën minimale, ulja e TVSH-së për produktet bazë, dhe trefishimi i financimit për bujqësi. Ndryshe nga qeveria aktuale që ka 12 miliardë në dispozicion por asnjë projekt të realizuar, ne do të veprojmë me vendosmëri për zhvillimin e vendit tonë.