×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Infermierët janë vënë në vijën e parë të frontit kundër Covid-19, mirënjohje pa fund

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kushtuar disa fjalë inkurajuese infemierëve kosovarë të cilët sot e festojnë Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve.

    Haradinaj ka vlerësuar rolin e infermierëve në përballje me pandeminë Covid-19, duke thënë se ata janë vënë në frontin e parë në luftë kundër këtij virusi.

    “Dita Ndërkombëtare e Infermierëve këtë vit na gjen më ndryshe. Infermierët në Kosovë dhe gjithandej globit janë vënë në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë Covid-19. Pavarësisht ekspozimit të përditshëm ndaj rrezikut, ata po bëjnë të pamundurën në shërbim të shëndetit publik”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj ka theksuar se infermierët po japin kontribut të çmuar në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në kohë, duke punuar me vullnet e vetmohim. Ai ka shprehur mirënjohje për punën e tyre.

    “Infermierët kanë dhënë kontribut të çmuar në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në çdo kohë, dhe kanë demonstruar humanizëm e përkushtim të madh, duke punuar me vullnet e vetmohim, si dhe durim të pakusht në mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Mirënjohje pa fund për kujdesin e tyre të jashtëzakonshëm për njerëzit në ditët më të vështira të jetës së tyre”, ka shkruar Haradinaj në fund.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.