
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka punuar shumë për t’u arritur marrëveshja e re e Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTOS-E.
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se sot është nënshkruar Marrëveshja e Re e Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTOS-E.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se për dy vite, si Kryeministër i vendit ka punuar ngushtë dhe ka realizuar dhjetëra takime pune, larg publicitetit, me institucionet energjetike dhe partnerët strategjik, në veçanti SHBA-në dhe Gjermaninë, që të arrihet kjo ditë.
“Me zyrtarizimin e Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Europës Kontinentale, i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri”, tha Haradinaj.
Ai ka falënderuar Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Bankën Gjermane për Zhvillim-KfW, USAID.
“Dua të falënderoj përfaqësuesit e institucioneve tona, bashkëpunetorët e mi në Kabinet, posaçërisht Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Bankën Gjermane per Zhvillim-KfW, USAID dhe gjithë akterët e tjerë që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, që sot u shndërrua në storie të suksesit! “, ka thënë Haradinaj.