×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i bindur: Nëse Thaçit i konfirmohet aktakuza ai do të japë dorëheqjen

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh i bindur se në rast në konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, presidenti i vendit Hashim Thaçi do të jap dorëheqje.

    Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova theksoi se koha se kur jep dorëheqje presidenti është kalkulim i tij.

    “Kjo situatë nuk është e mbyllur, i ka dy momente, është publikimi i aktakuzës, pra një njoftim zyrtar që pasoi me intervistimin e presidentit, por është edhe momenti tjetër që pritet, do të thotë hedhja poshtë ose vendimi për konfirmim. Tani mendoj se edhe dorëheqja nuk duhet të shihet në një afat të caktuar kohor, a është në ditën e parë apo në ditën kur ngitet aktakuza, por mund të vijë ajo ditë nëse konfirmohet aktakuza kur presidenti do ta merr vendimin e tij pra për dorëheqje, unë vendimin e kam marrë në ditën e parë ndërsa edhe presidenti në aspektin kohor mund ta kalkuloj, por kur të ngritët aktakuza ai ashtu siç ka deklaruar edhe vetë ai do të jap dorëheqje.”

    Tutje Haradinaj tha se intervistimi i Thaçit në Hagë ndikon në sovranitetin e vendit, sepse bëhet nga gjykatës dhe prokurorë të huaj.

    “Ka implikime në sovranitetin, në aspektin e integritetit shtetëror e të gjitha këto kur merret presidenti në pyetje. Nëse do të merrej presidenti në pyetje nga një gjykatë e lartë vendore janë marrëdhënie të respektueshme kur ti shkon te institucioni yt që e ke krijuar vetë, e respekton, e qon porosinë e mirë në popull, në momentin që konfirmohet ndonjë shkelje ligjore jep dorëheqje, siç kemi bërë ne këtu, dy presidentë kanë dhënë dorëheqje për shkak të të gjeturave të Gjykatës Kushtetuese, por problemi është se ti shkon në një juridiksion tjetër edhe pse me ligje të Kosovës, ti shkon në një shtet tjetër në këtë rast në Holandë, dhe e dyta del para gjyqtarëve të rekrutuar nga dikush tjetër, janë shtetas të huaj, me gjithë respektin se vijnë nga vendet mike por integriteti, sovraniteti i vendit sidomos sovraniteti është strikt, pra nuk e ekspozon, nuk e nxjerrë sovranitetin për asnjë arsye” tha Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.