×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e Mustafa takohen javën e ardhshme, sqarojnë pozicionet rreth dialogut dhe temave tjera

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Ramush Haradinaj pritet të takohet me Liderin e LDK’së, Isa Mustafën dhe Kryeministrin Avdullah Hotin. Kryetari i LDK’së ka thënë se posa të shërohet Shefi i Qeverisë do të ketë takim dhe qartësim për të gjitha temat që janë ngritur nga AAK’ja.

    Udhëheqësi i partisë kryesore në Qeveri, Isa Mustafa, ka paralajmëruar takim me Ramush Haradinajn posa të shërohet Kryeministri nga COVID-19.

    Paralajmërimi i Mustafës ishte bërë javën e kaluar në kohën kur lideri i AAK’së kishte lëshuar alarme se Shefi i Qeverisë s’e ka besimin e AAK’së nëse vazhdon dialogun në formën se si e ka nisur në Bruksel.

    “Mendoj se koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm. Posa të dal Kryeministri në zyrë do të takohemi me partnerët e koalicionit dhe do të shtjellojmë të gjitha çështjet që janë hapur në media. Vlerësoj se nuk ka çështje që nuk mund të rezultojë me zgjidhje dhe me mirëkuptim”, kishte thënë Mustafa, për Express, javën e kaluar.

    Express ka raportuar sot se Shefi i Qeverisë është shëruar nga koronavisuri. Është njoftuar se i njëjti del nesër në objektet e Kryeministrisë.

    Ramush Haradinaj ka nisur akuzat ndaj Hotit pasi ky i fundit nuk e mori Selim Selimin në dhomën ku po mbahej takimi në Bruksel me Aleksander Vucicin. Ish-Kryeministri rivalizoi me Shefin e Ekzekutivit aktual kur shkoi në Karaçevë, një ditë pasi forcat serbe shkelën në tokën e Kosovës, dhe kërkoi reagim të institucioneve.

    Pas kësaj, Avdullah Hoti, i ktheu përgjigje Haradinajt, duke i thënë se janë të panevojshme shkuarjet në kufi me Serbinë kur gjithçka në atë pjesë është e sigurt. Madje, tha se s’ka nevojë për defilime të tilla.

    Sot, ndërkohë, dy ministra të AAK’së kanë lëshuar akuza në drejtim të Shefit të Qeverisë. Meliza Haradinaj-Stublla tha se nuk qëndrojnë pohimet se gjithçka atje është e sigurt derisa demantoi KFOR’in se forcat serbe hyn në territorin kosovar në mënyrë të sinkronizuar. Selimi Selimi vazhdon ankesat ditore ndaj Kryeministrit se është i painformuar se çka po ndodh në dialogun e Brukselit.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    E propozuara për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pak para seancës së 52-të konstituive. Ajo foli rreth masës së përkohshme...
    Kronika25 Korrik 2025
    Një rast grabitjeje është raportuar dje në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, ku një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Gjatë vizitës treditore në Mal të Zi, ekipi i IKKL-së i udhëhequr nga Atdhe Hetemi, zhvilloi një sërë takimesh në Podgoricë dhe...
    Të tjera
    Sport25 Korrik 2025
    Sulmuesi Neymar pati një debat të ashpër me një tifoz pasi goli i tij në fund u anulua, duke e dënuar klubin...
    Ekonomi25 Korrik 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media. Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, ka folur për “Front Online” pas raportimeve se Fatmir Limaj nga NISMA mund të propozohet për kryetar...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vendosjen e masës së përkohshme për konstituimin e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese. Ajo ka vlerësuar...
    Kronika25 Korrik 2025
    Në orët e mbrëmjes së datës 24 korrik 2025, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.