×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hapet panairi i mishit të qenit në Kinë, aktivistët shpresojnë që kjo të jetë hera e fundit

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Pavarësisht fushatës së qeverisë kineze për përmirësimin e mirëqenies së kafshëve dhe për zvogëlimin e rrezikut ndaj shëndetit nga përhapja e pandemisë, në Kinë është hapur panairi për mishin e qenit si ushqim.

    Ky festival mbahet një herë në vit dhe zgjat dhjetë ditë. Ai është duke u mbajtur në qytetin Yulin dhe zakonisht tërheq mijëra vizitorë, por aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve kanë thënë se numri ka rënë këtë vit, shkruan “Reuters”.

    Qeveria në Pekin është duke hartuar plane për ndalimin e tregtisë me kafshë të egra dhe për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake. Për këtë arsye, aktivistët po shpresojnë se ky është viti i fundit që lejohet mbajtja e këtij festivali.

    “Unë shpresoj se Yulini do të ndryshojë, jo vetëm për hir të kafshëve, por edhe për shëndetin dhe sigurinë e banorëve të tij”, tha Peter Li, pjesëtar i një grupi ndërkombëtar për mbrojtjen e kafshëve.

    “Lejimi i tubimeve publike masive për të tregtuar dhe konsumuar mish qeni në dyqane të mbushura me njerëz dhe në restorante në emër të një festivali paraqet rrezik të konsiderueshëm për shëndetin publik”, shtoi ai.

    Në prill, Shenzheni u bë qyteti i parë në Kinë që e ndaloi konsumimin e mishit të qenit. Pritet që këtë shembull ta ndjekin edhe qytetet e tjera.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.