Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti: Autoritetet bënë mirë që ndaluan faljen e Bajramit

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Kosova dhe Arabia Saudite ndaluan faljen e namazit të Kurban Bajramit sivjet. Vendet tjera me shumicë myslimane, ndonëse lejuan lutjet kolektive, e bënë me numër të kufizuar dhe me masa shtesë për shkak të pandemisë.

    Këtë vendim të Kosovës, profesori i shkencave islame Xhabir Hamiti, po e quan me vend dhe thotë se një gjë e tillë në këso situate është e rekomanduar edhe fetarisht.
    “Duhet të respektojmë ekspertët shëndetësorë sepse ne si fetarë nuk jemi ekspertë të kësaj fushe. Secili duhet ta kryejë punën e vet dhe të dëgjohen mendimet dhe vendimet për profesionin që kanë. Në raste të tilla edhe fetarisht shëndeti është mbi të gjitha”, ka thënë Hamiti në Klan Kosova.

    “Në vendime të tilla ka mendime për dhe kundër. Unë i mbështes vendimin e organeve shtetërore dhe mendoj që duhet besuar mendimin dhe vendimin zyrtar sepse ata e kanë vlerësuar situatën nga terreni”.

    Hamiti tha se edhe me shënimin e numrit të lartë të viktimave është më së e duhur të merren veprime parandaluese për të shpëtuar jetë.

    “Diçka që shihet se është e rrezikshme dhe që rrezikon edhe më tutje duhet të merren masa të tilla dhe unë jam për t’i respektuar sepse asgjë s’është më e rëndësishme se jeta e njeriut”.

    “Kjo pandemi s’e ka paralizuar vetëm festën fetare myslimane, por të gjitha festat fetare i ka zbehur në maksimum pasi që festat fetare e kanë këtë që bashkojnë njerëzit. E ka zbehur tej mase dhe e ka pamundësuar edhe shkëmbimin e vizitave të tilla me të cilat specifikohet një festë fetare. Zbehje e skajshme, askush s’e ka pritur. Kjo ka ndikuar dhe po ndikon edhe psiqikisht sepse njerëzit e kanë një drojë se do të infektohen sapo të dalin nga dera e shtëpisë. Është ngarkesë psikike dhe një pengesë e shënimit të festave fetare”.

    Profesori i islamit thotë se fatkeqësitë e tilla e përforcojnë më shumë lidhjen e besimtarëve me Zotin dhe është një e mirë psikike mbështetja në një superfuqi.

    “Kjo sikur iu ka treguar njerëzve se kur rreziku është i padukshëm të gjithë njerëzit duhet të bashkohen. Njerëzit e kanë një gjenezë, një ndjenë, një reagim. Njerëzit i kanë të njëjtat ndjenja dhe kjo bëri që të të gjithë njerëzit të solidarizohen pa dallim race, kombi a feje”.

    “Lidhja e njeriut me Zotin duhet të jetë gjithmonë edhe kur s’është i rrezikuar, por në këso raste kur e sheh që s’ka një mundësi, kur ndihma s’mund të vijë nga një njeri i drejtohet një fuqie metafizike dhe gjithmonë kërkon alternativën e një superfuqie”.

    “Edhe në librin tonë të shenjtë thuhet: “Kur njerëzit goditen nga valët e detit ata që s’janë besimtarë në atë moment duan t’i drejtohen Zotit sepse nuk shohin rrugëdalje tjetër”. Kjo është e mirë sepse njeriu edhe psiqikisht duhet të mbështetet diku, e kanë treguar edhe psikologë që kjo ndikon mirë. Një mbështetje e fortë që njeriun e mban gjithmonë stabil”.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2023
    Kryeministri Kurti sot do ta vizitojë shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Elena Gjika”. Sipas ZKM-së, kjo vizitë do të bëhet me...
    Lajme20 Mars 2023
    Dhomat e specializuara kanë njoftuar se sot mbahet konferencë në rastin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët. Ndryshe aktakuza e parë kundër katër...
    Kronika20 Mars 2023
    Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2023
    Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është kritik për...
    Lajme20 Mars 2023
    Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Ksovës, në të cilën në...
    Lajme20 Mars 2023
    177 raste aktive janë aktualisht në Kosovë. Sipas IKSHPK-së, dje janë regjistruar 8 raste të reja nga 57 testimet e bëra.
    Lajme20 Mars 2023
    Gjermania, NATO, Turqia kanë përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kërkesa...
    Lajme20 Mars 2023
    Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, e ka përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin...
    Bota/Rajoni19 Mars 2023
    Ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, Marco Bushman, tha se do të ekzekutojë urdhrin e arrestit për presidentin rus Vladimir Putin nëse ai...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.