×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Rugova i bie pishman, thotë se Vjosa Osmani është pjesë e LDK-së!

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, i ka rënë pishman deklaratave për Vjosa Osmanin.

    Rugova tash thotë se nëse Osmani do të jetë pjesë e qeverisë së re, kjo duhet së pari të vendoset nga partia, derisa sa shprehet se askush nuk e mban atë me zor në parti.

    “Vendimi është i kryesisë nëse Vjosa do të jetë pjesë e LDK-së, jo i saj.

    Vjosa është pjesë e LDK-së aktualisht, por kerkush nuk të mban me zor në parti nëse ti nuk dëshiron”, thotë Rugova për Blic.

    Ka qenë pikërisht Rugova i cili ditë më parë i tha Gazetës Blic se Osmani nuk është pjesë e LDK-së, derisa ishte shprehur se ajo ka zgjedhur Kurtin dhe jo LDK-në.“Zonja Osmani ka thënë se edhe zogjtë e mali e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin dhe u kry puna, ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë që ekziston, ku mund të lejohet që dikush mund ta trajtojë atë në këtë formë, ekziston një logjik, dikujt mundesh me i dhanë diçka, por me i marrë me zor nuk mundesh”, ishte shprehur Rugova për GazetaBlic.Derisa sot është caktuar seanca e Kuvendit, kur pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

    Ajo do të mbahet të mërkurën në orën 11:00, pritet të mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti, raporton Gazeta Blic.Ky hap vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thirrur për nesër mbledhje të kryesisë së partisë.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike.Në këtë njoftim thuhet se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 16:30, në Selinë Qendrore të LDK’së.“Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie.Derisa presidenti Thaçi, pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka kërkuar formim më të shpejtë të qeverisë.
    “Tani është hapur rruga për formimin e qeverisë së Kosovës. Kam qenë i kujdeshëm në çdo hap që kam marrë që të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën”“Tani pres që sa më parë të themelohet qeveria e re pasi rrethanat kërkojnë një qeveri funksionale dhe efektive”Pas publikimit të aktgjykimit të plotë për mandatarin nga Gjykata Kushtetuese kanë reaguar në Lëvizjes Vetëvendosje.Nënkryetarja e LVV, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka shkruar në Facebook se gjendjen e jashtëzakonshme nuk kanë arritur ta shpallin, e për këtë arsye e kanë krijuar atë.“Nuk arritën ta shpallin, prandaj e krijuan gjendjen e jashtezakonshme”, ka shkruar ajo.Kollcaku në këtë shkrim ka kërkuar zgjedhje të reja në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.