Një hajn i armatosur është kthyer nga ka ardhur, kur në drejtim të tij ka ecur një konsumator trim.
Sipas faqes “Vrojtuesit e lagjes –Prishtinë”, tentativa për vjedhje ka ndodhur sonte në një nga supermarketet në kryeqytet.
Në pamje shihet se hajni mban në duar një revole, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë revole lodër apo armë zjarri.
Lidhur me ngjarjen, “Vrojtuesit e lagjes –Prishtinë”, nuk kanë bërë të dituara më shumë detaje.
Ne nje supermarket ne Prishtine sonte. pic.twitter.com/ZSTHQPobvI
— Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë (@VrojtuesitPR) September 1, 2020