×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Guvernatori Mehmeti diskuton me përfaqësuesit e odave ekonomike për programin e rimëkëmbjes

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Në vazhdën e takimeve të rregullta pas shpërthimit të pandemisë COVID19, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti priti drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka dhe të Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. Gjatë takimit u shkëmbyen ide rreth programit të rimëkëmbjes, e me këtë rast edhe të nevojave dhe prioriteteve të ndërmarrjeve në Kosovë.

    Siç njofton kumtesa, guvernatori Mehmeti tha se pas përfundimit të pandemisë dhe largimit të masave kufizuese, rimëkëmbja ekonomike do të varet shumë nga masat ekonomike të ndërmarra gjatë dhe pas pandemisë. Ai foli për masat që duhen zbatuar në mbështetje të ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, duke theksuar rolin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në lehtësimin e qasjes në financa. Ai tha se Kosova për fat të mirë ka një nivel të ulët të borxhit publik në raport me BPV-në gjë që mundëson fleksibilitet për sa i përket pakos së rimëkëmbjes.

    Ndërsa drejtuesit e odave ekonomike theksuan mes tjerash edhe nevojën e një koordinimi më të ngushtë ndërmjet të gjithë akterëve të rëndësishëm me qëllim të një rikuperimi të shpejtë. Ata u shprehën se ndër prioritetet më të rëndësishme mbeten injektimi i mjeteve likuide në ekonomi, si dhe përkrahja e sektorëve aktiviteti i të cilëve do të vazhdojë të jetë i kufizuar edhe pas fazës së pandemisë, ndërsa roli i bankave komerciale në këtë aspekt është tejet i rëndësishëm.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.