Greqia nuk do të lejojë vizitorët serbë të futen nga 6 deri më 15 korrik. Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria greke, raportojnë mediumet e huaja.
Serbia ka shpallur gjendje emergjente në Beograd të premten, duke rikthyer masat kufizuese për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.
Athina ka thënë se të gjitha udhëtimet, me përjashtim të atyre emergjente, nga Serbia do të pezullohen nga orët e hershme të së hënës.